Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Punët e shtëpisë mund të ulin rrezikun e kancerit të gjirit me 13%
English

Punët e shtëpisë mund të ulin rrezikun e kancerit të gjirit me 13%

Kjo mund të tingëllojë jo shumë bindëse, por punët e shtëpisë mund të bëjnë mjaft mirë për shëndetin tuaj.
Studiuesit gjetën se gratë që kalojnë gjashtë orë në ditë duke bërë punët e shtëpisë, shkojnë për një shëtitje të shpejtë ose në kopshtari kishin 13 për qind më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e gjirit se sa moshatarët e tyre ulur.
Edhe ato që bëjnë vetëm dy orë e gjysmë aktivitetete të tilla, reduktojnë rrezikun e tyre të kancerit në tetë për qind.

Hulumtuesit, financuar nga "Cancer Research", panë nivelet e aktivitetit dhe dietën në më shumë se 8.000 njerëzve me kancer të gjirit, - studimi më i madh i këtij lloji.
Profesori Tim Key, epidemiolog në Mbretërinë e Bashkuar Cancer Research me bazë në Universitetin e Oksfordit, tha: "Ky studim i madh thekson më tej përfitimet e të qënit aktiv. Ka edhe shumë dëshmi se ushtrimi redukton rrezikun e kancerit të zorrëve. Më shumë hulumtime është e nevojshme për llojet e tjera të kancerit, si dhe për të hetuar mekanizmat që mund të shpjegojnë lidhjet ".
Pra mjekët rekomandojnë të bëjmë 150 minuta në javë aktivitet të moderuar fizik - të tilla si ecje të shpejtë. Por vetëm 39 për qind e meshkujve dhe 29 për qind e grave e aplikojnë këtë gjë.

Hulumtimet e mëparshme kanë vlerësuar se më shumë se tre për qind e kancereve të gjirit, më shumë se pesë për qind e kancereve të zorrës së trashë dhe rreth katër për qind e kancereve në mitër, në vitin 2010 kanë qenë të lidhura me njerëzit që bëjnë më pak se 150 minuta të paktënaktivitet me intensitet të moderuar fizik në javë.

"Mbajtja aktive mund të ndihmojë në parandalimin e më shumë se 3.000 raste të kancerit në Britani të Madhe çdo vit. Dhe kjo mund të ketë një efekt pozitiv mbi shëndetin tuaj.
Nuk ëshët nevoja të jeni atletë apo sportistë olimpikë por duhet me patjetër që të lëvizim.
Ndaj para se të "ankoheni" bëni pyetjen vetes: a keni lëvizr aq sa duhet?

KOMENTE