Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agostin Kolthi arrestohet në pikën e kalimit kufitar Muriqan
English

Agostin Kolthi arrestohet në pikën e kalimit kufitar Muriqan

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, më datë 02.09.2012, rreth orës 05:45’, në Pikën e Kalimit Kufitar të Përbashkët Muriqan, në mjetin e markes Volksvagen Passat, me ngjyrë të zezë, me targa zviceriane ZH 198098, me drejtim daljen nga Shqipëria, që drejtohej nga shtetasi Agostin Kolthi, 46 vjec, lindur dhe banues në Lezhë, pikërisht në pjesën e brëndshme të prapakolpit, në anë të endoskopit, u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pako të mbushura me lëndë në gjendje pluhuri, e ngjashme me karakteristikat e lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë prej rreth 5 kilogram, të cilat ishin të mbështjella me natriban, tetë prej tyre me formë kubike e me natriban ngjyrë kafe dhe një pako në formë cilindrike me plasmas të tejdukshëm e me natriban ngjyrë kafe.
Në lidhje me këtë rast, menjëherë u njoftuan strukturat e posacme të anti-drogës në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër, të cilët kryen veprimet e para hetimore e proceduriale dhe bënë të mundur arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit shtetasit Agostin Kolthi.
Aktualisht nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes në fjalë, me qëllim zbardhjen e zbulimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë veprimtari te jashtëligjshme të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sa më sipër, po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Akustin Kolthi, do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

KOMENTE