Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëna Terezë e Kalkutës , shprehet kryeministri Berisha në përkujtim të 15 vjetorit të saj
English

"Nëna Terezë e Kalkutës", shprehet kryeministri Berisha në përkujtim të 15 vjetorit të saj

Me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës, gjatë ceremonisë përkujtimore mbajtur në sallën e Kuvendit kryeministri Sali Berisha duket se ka bërë një kthesë 360 gradë rreth asaj që ishte shprehur dy vjet më parë ku sot ai e ka cilësur Nënë Terezën si "Nëna Terezë e Kalkutës".

“Duhet të jem i sinqertë, ajo është “Nënë Tereza e Kalkutës” dhe nuk duhet të kemi xhelozi. Ata që kanë vizituar këtë qytet, atje vërshojnë dhimbjet më të mëdha njerëzore. Ajo nuk mund të ishte askund në planet, siç ua çoi Zoti shqiptareve për t’u bërë simbol i shpirtit, Zoti e çoi atë në Kalkuta për t’u përballur me vendin më të vështirë me dhimbjen dhe sakrificën njerëzore”, kanë qenë fjalët e kryeministrit Berisha gjatë ceremonisë përkujtimore sot në Kuvend, ndërkohë që dy vjet më parë ai ishte shprehur se :

"Ajo më tha mua se është lutur çdo ditë për familjen e saj dhe vendin e saj. Kjo është arsye mendoj se pse dy qeveritë duhet të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje”.

****************
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kishte kërkuar nga India që eshtrat e Nënë Terezës të kthehen në atdhe me rastin e 100- vjetorit të lindjes së saj....
Ndërkohë që autoritetet e Indisë u përgjigjën se do të jetë shumë komplekse dhe e vështirë të pranohet kërkesa shqiptare për kthimin e eshtrave në Shqipëri. "Nënë Tereza ishte një shtetase indiane dhe do të jetë shumë komplekse dhe e vështirë të pranohet kërkesa shqiptare për kthimin e eshtrave në Shqipëri", citojnë autoritetet zyrtare në Indi gazeta "Calcutta Telegraph". Më tej citohet edhe zëdhënësi i misionit humanitar që drejtoi Nënë Tereza, duke deklaruar se nuk mund të japë një koment specifik në lidhje me këtë çështje. Ai thotë se deri tani nuk kanë marrë ndonjë kërkesë të tillë, por shtoi se në rast se vjen, duhet të vendosë misioni humanitar nëse varri i Nënë Terezës të lëvizë. Gazeta indiane shkruan më tej se Shqipëria dhe Maqedonia janë dy shtete që pretendojnë ende për nacionalitetin e Nënë Terezës. Nobelistja shqiptare prehet në Indi, vendi ku ajo zhvilloi pjesën kryesore të aktivitetit të saj bamirës. Ajo u nda nga jeta në vitin 1997 dhe u shenjtërua nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003.

KOMENTE