English

Importi i plehrave nis zyrtarisht në Shqipëri

Miratimi i ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” kaf illuar direkt të gjejë zbatimin e tij pas miratimit të tij edhe në Fletoren zyrtare.

Kompania “EVEREST IE” sh.p.k është kompania e parë e cila është autorizuar për importimin e plehrave për një periudhë 1 vjeçare lidhur me riciklimin e polietilenit i cili deri tani lejohej vetëm si lëndë e parë.

4.500 ton është sasia e mbetjeve të polietilenit, që lejohet të importohet nga vendet e BE-së.

Pasi plotësohet dikumentacioni i nevojshëm sipas ligjitpër transportin ndërkombëtar të mbetjeve, ngarkesa niset për te erdhur në rrugë tokësore ose detare.

Importi i plehrave është kundërshtuar me forcë në Shqipëri nga shoqëria civile dhe organizatat ambjentaliste por deri tani asgjë nuk është parë pozitivisht madje është kërkuar dhe referundum për lejimin ose jo të tyre, por gjithçka është anashkaluar për të qëndruar vetëm një "zhurmë" dhe asgjë konkrete për t'i ndaluar.

Kryeministria e pakësoi në 26 listën e gjelbër të mbetjeve që mund të importohen, duke e pakësuar gati deri në gjysmën e parashikuar më parë.

KOMENTE