English

Kryen 3-4 sulme seksuale në ditë. Kërkohet nga policia

Policia po kërkon për një të dyshuar për një seri të sulmeve seksuale. Ai zgjedh gratë në mënyrë të rastësishme dhe i sulmon seksualisht.
Sulmet e tij shkojnë 3-4 gra në ditë.

Njeriu është identifikuar si 34-vjeçari Thomas Reardon. Ai është i njohur për sulme të shpeshta seksuale në zonën Wellesley dhe Sherbourne.

Policia ka shpallur kërkimin dhe arrestimin e menjëhershëm pasi ai do të sulmojë përsëri dhe madje është bërë një makth për femrat e moshës 18-40 vjeç.

"Ne seriozisht duhet ta arrestojmë atë," tha Arruda përfaqsuese e policisë të martën. "Unë kam frikë se ai është i paparashikueshëm. Ne e dimë shumë mirë se ai do të sulmojë vazhdimisht. Ai është padyshim një rrezik publik dhe ai duhet të kapet menjëherë."

Policia thotë se ky rast është i ndryshëm nga seria e sulmeve të seksit që ndodhin.

Nuk ka asnjë model për vendndodhjen apo kohën se kur ndodhin sulmet, tha policia.

Sulmuesi nuk i kërcënon viktimat e tij dhe ai është një i huaj i plotë për ta. Ai miqësohet me gratë, është shumë bindës dhe i tërheq me mirësjellje në ndërtesat e afërta, ku më pas i sulmon, tha policia.
Ai përdor një biçikletë si mjet transportit dhe është i gjatë me flokë të verdha dhe sytë blu.

Sulmuesi seksual e ka familjen në Toronto por shumë pak dihet rreth tyre.
Policia është e lutur që çdo kush që e sheh ose dyshon të njoftojë menjëherë policinë.

KOMENTE