English

Ndeshja Shqipëri-Qipro. Ora 20:30 në stadiumin "Qemal Stafa"

Ashtu siç ishte njoftuar dhe më parë sot në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë do të luhet ndeshaj Sgqipëri-Qipro.
Policia e Tiranës ka marrë dhe masat si në qarkullim dhe në mbarëvajtjen e qetë të ndeshjes.
Ajo ka njoftuar se duke filluar nga ora 16.00, e ditës së sotme datë 7 shtator 2012, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», sheshin «Italia», sheshin "Nënë Tereza", përgjatë gjithë rrugës "Lekë Dukagjini" si dhe përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" deri Ura e Lanës.

Gjithashtu nga ora 16.00 e ditës sotme do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», rruga "Lek Dukagjini" me kryqëzimin me Rrugën "Themostokli Gjermeni" eri në Sheshin "Nënë Tereza" si dhe Rruga "Dervish Hima" që të çon drej stadiunimit "Qemal Stafa".

Policia bën të ditur në njoftimin e saj se kontroll i imtësishëm do të bëhet për të gjithë sportdashësit që do të futen në stadium, për të ndaluar hedhjen e sendeve që janë të ndaluara në fushë.
Ndaj policia kërkokon mirëkuptimin e të gjitha palëve për një zhvillim pa probleme të ndeshjes duke respektuar të gjitha rregullat dhe kodin e sjelljes.

KOMENTE