Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Vlorës arreston autorin e vrasjes së ndodhur në Orikum
English

Policia e Vlorës arreston autorin e vrasjes së ndodhur në Orikum

Nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë, falë një pune hetimore intensive prej disa ditësh në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes me armë zjarri të shtetasit Sokol Veizi vjec 41, banues në Orikum, ndodhur më datë 25.08.2012 në qytetin e Orikumit, dhe rreth orëve të vona të natës, më datë 06.09.2012, nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është bërë kapja dhe ndalimi i tij, i cili është shtetasi Bekim Hibro Hibraj, vjec 38, banues në Orikum.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye falë një prove shkencore të gjetur dhe të siguruar, konform të gjitha procedurave ligjore, në vendin e ngjarjes. Gjithashtu bazuar në provat e grumbulluara dhe hetimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se vrasja është kryer për motive të dobëta. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu po ditën e djeshme nga Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është arrrestuar në flagrancë shtetasi Agim Hekuran Sinanaj, vjec 53, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u krye pasi është kapur në flagrancë në lagjen “Isa Boletini” brenda një kazinoje, duke tentuar të vjedhë me dhunë punonjësin e kazinosë shtetasin E K., të cilin po e kërcënonte që ti jepten një sasi të hollash.

Materialet procedurale ju referuar Prokurorisë së Rrethti Gjyqësor Vlorë për veprën penale “”Vjedhje me dhunë” e mbetur në tentativë parashikuar nga nenet139 dhe 22 të Kodit Penal.

KOMENTE