Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutohet se përdori tortura çnjerëzore ndaj gruas
English

Ekzekutohet se përdori tortura çnjerëzore ndaj gruas

Një shtetas saudit u dënua për torturimin e gruas së tij para se të ekzekutohej nga drejtësia e vendit me vdekje.
Majed Abdulrahman Saleh Obeid u gjet fajtor për keqtrajtim të gruas së tij Noorah Muhammad Saad Al-Qabili pas torturave tëpërsëritura mbi të.
Ai u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Riad të enjten.

Ministria e Brendshme tha se Obeid e kishte rrahur me shqelma gruan e tij, e kishte rrahur edhe me një shkop duke shembur kokën e saj në katin e parë të shtëpisë.
Gazeta Arabia raporton se ai e dogji edhe me cigare dhe një hekur të nxehtë në gjatë sulmeve të tmerrshme.

Obeid u përpoq për të mbuluar krimin e tij, por i pranoi të gjitha para provave të policisë.
Ai pranoi se e kishte çuar atë në shkretëtirë për ta rrahur me shkop dhe për ta djegur atë në pjesë të ndryshme të trupit të saj me bishtat e cigareve.

Gjykata e Përgjithshme dëgjoi se asnjë nga incidentet e torturës ishte aksidentale.
Kur u dha dënimi me vdekje për të gjyqtari tha: "Ky person nuk ka pasur konsideratë për gruan e tij si një qenie njerëzore dhe ai nuk kujdesej për jetën e saj. Të gjitha veprimet e tij ishin të qëllimshme dhe të paramenduara. Kjo provoi se ai ishte një keqbërës dhe një kërcënim për shoqërinë. "
Vendimi u ratifikua nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme. Një perosn i urdhëruar nga mbretëria zbatoi urdhrin duke e vrarë atë.

KOMENTE