English

Roja i parkingut plagos 33 vjeçarin pas një sherri për parkimin

Përsëri sherret që përfundojnë me përdorim pistolete nuk kanë të mbaruar.
Një tjetër ngjarje është shënuar në Tiranë te Kthesa e Kamzës, ku roja i parkingut qëllon një person tjetër.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka arestuar autorin ndërsa i plagosuri përfundon me urgjencë në apital dhe ndodhet në gjendje të rëndë sipas mjekëve.

32-vjeçari Besnik Ismailgjeci, ka plagosur me armë 33 vjeçarin me emrin Adrian, ku si shkak ka qënë vendi i parkimit.
Por sipas rojes i plagosuri është qëlluar pasi ka dëmtuar disa mjete të tjera.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KOMENTE