English

Çmimi "Luani i Artë" shkon për filmin "Pieta"

Ka përfunduar dhe festivali i 69-të i filmit në Venecia Pas ndarjes së çmimeve filmi “Pieta” i regjisorit koreanojugor Kim Ki-duk, fitoi Luanin e Artë në festivalin e 69-të të Venecias. Filmi tregon historinë e një mbledhësi borxhesh, i cili trajton mizorisht ata që nuk mund të kthejnë borxhet deri sa takon një grua e cila pretendon se është e ëma e tij.
Regjisori i filmit Kim, falenderoi jurinë dhe publikun e festivalit duke kënduar një këngë në gjuhën koreane.

Çmimi Luani i Argjendtë u fitua nga regjisori Paul Thomas Anderson me filmin “The Master”, një film i frymëzuar nga themeluesi i kishës Scientology L. Ron Hubbard. Dy aktorët e filmit Joaquin Phoenix dhe Phoilip Seymour fituan çmimin si aktorët më të mirë.

KOMENTE