English

Ministria e Ekonomisë po shqyrton ofertat për Albpetrol

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bën me dije opinionin publik se Komisioni i Posaçëm për Vlerësimin e Ofertave për Ankandin e Privatizimit të aksioneve të Albpetrol Sh.a po shqyrton dhe vlerëson të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga kompanitë pjesëmarrëse në ankandin e privatizimit të aksioneve të kompanisë Albpetrol sh.a.

Gjithashtu, me përfundimin e këtij procesi shqyrtimi dhe në konsultim të vazhdueshëm me firmën amerikane të konsulencës Patton Boggs, do të bëhet edhe vlerësimi final përsa i takon ofertave të paraqitura në këtë ankand.

METE, do t’ju informojë si zakonisht edhe në ditët në vazhdim në lidhje me ecurinë e këtij procesi deri në përfundimin e tij.

KOMENTE