Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2012 > Lajmet e datës 9 Shtator 2012
 

Regjistrimi Online 2012 për fituesit në universitete. Linku

Regjistrimi Online për fituesit në universitete në vitin akademik 2012-2013
Lista paraprake e fituesve të Maturës Shtetërore 2012 do të shpallet në datë 18 Shtator 2012.
Fituesit në universitete për herë të parë sivjet do të kenë mundësi të regjistrohen online në programin e studimit pranë universitetit përkatës. Kjo do të thotë se maturantët mund të regjistrohen me anë të një kompjuteri që ka internet pa patur nevojën të shkojnë pranë sekretarive mësimore të universiteteve.
Gjithashtu për herë të parë këtë vit studentët kanë një mundësi më shumë se në vitet e kaluara. Një student fitues në fazën paraprake në njërën nga preferencat e zgjedhura me anë të formularit A2, mund të regjistrohet përfundimisht në atë program. Këtë studenti mund ta realizojë gjatë aplikimit online duke klikuar mbi “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar”. Në këtë mënyrë, studenti deklaron se dëshiron të qëndrojë në këtë preferencë dhe nuk vazhdon garën më tej.
Manuali orientues përkatës që udhëzon studentin si të regjistrohet online do ta gjeni në faqet zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Nëse edhe pas futjes të të dhënave personale të shfaqura në modulin e aplikimit, studenti nuk lejohet të vazhdojë aplikimin për shkak të pasaktësisë të tyre, ai duhet të provojë përsëri duke futur saktë të dhënat e tij personale që i kërkohen. Kur sistemi i gjen ato të sakta, studenti lejohet të vazhdojë regjistrimin. Në të kundërt, studentit i shfaqet mesazhi se duhet të shkojë pranë sekretarisë mësimore të universitetit për tu regjistruar.
Studenti i regjistruar on-line, merr në adresën e vet të email-it, një username dhe password me të cilat ai mund të futet në system dhe gjen informacionin që u regjistrua.

Mbas përfundimit të regjistrimit së kësaj faze, do të shpallet lista përfundimtare e fituesve sipas universiteteve dhe programeve të studimit.
Kandidatët duke përdorur Username dhe Password-in e tyre të fazës paraprake, mund të shohin preferencën (universitetin dhe programin) në të cilën kanë fituar gjatë vazhdimit për një preferencë më të lartë.

Në datë 8 Tetor 2012, kandidatët fitues fillojnë mësimet në universitet në programin ku ata kanë fituar. Gjatë javës së parë të frekuentimit të studimeve universitare në programin që studenti ka fituar, dorëzohen pranë sekretarisë mësimore dokumentet që kanë të bëjnë me pagesën e tarifës së studimeve dhe kopjes së kartës së indentitetit.
Për regjistrimin online duhet të shkoni te linku:
http://matura.akp.gov.al/site/

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.