English

Rita Ora shpërthen në të qara në koncertin e saj në Prishtinë (4 VIDEO)

Para dy vitesh Rita Ora erdhi në Kosovë, por askush nuk e priti në aeroport, ndërsa të shtunën ë 8 shtatornë Aeroportin e Prishtinës, në vendlindjen e saj, kanë dalë gazetarë, fotografë, paparacë ndërkombëtarë e fansa.

Rita Ora, pas ardhjes në Kosovë, ka vazhduar me xhirimet e klipit “Shine Ya Light” në Prishtinë. Pasi që ka bërë xhirime në një kamionetë, Rita ka vërshuar në orët e mbrëmjes qendrën e Prishtinës, ku para obeliskut të pavarësisë New Born ka bërë xhirime para më shumë se 20000 të rinjve prishtinas, të cilët bllokuan rrugën për ta pritur yllin shqiptarë.

Rita pasi hipi mbi obeliskun NEWBORN, disa herë ka tërhequr vërejtjen duke thënë se mos “ta bëjnë për të qarë sepse ka një klip për ta xhiruar”. Por, këngëtarja nuk ka mundur të durojë pa shpërthyer në vaj.

Megjithatë, Rita ndoshta edhe pa lejen e menaxherit të saj, ka kënduar edhe të obelisku por edhe në klubin “Zone Club” në Prishtinë, vetëm për hir të adhuruesve të saj.

Se Rita ka qenë aq shumë e mallëngjyer me ardhjen e saj në Kosovë, tregojnë komentet e saj në Twitter.

“Jam në Kosovë. Është e pabesueshme. Do të bëj videoklipin më të mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka shkruar Rita përderisa ka postuar edhe fotografi të ndryshme.

Në fund Rita i ka argëtuar adhuruesit e saj edhe duke vallëzuar pak valle të Shotës përderisa publiku është ndezur me duartrokitje.

1320
1321
1322
1322

KOMENTE