Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Martti Ahtisaari mbërrin në Kosovë
English

Presidenti Martti Ahtisaari mbërrin në Kosovë

I ftuari i nderit i Republikës së Kosovës me rastin e shënimit të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Presidenti Martti Ahtisaari, ka arritur në Kosovë.

Presidenti Ahtisaari, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje Presidentit Ahtisaari duke shprehur konsideratat më të larta të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për kontributin që ai ka dhënë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj u ka uruar mirëseardhje në Kosovë edhe z. Frank Wisner, z. Wolfgang Ischinger dhe shumë personaliteteve të larta ndërkombëtare të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në këto ngjarje historike për Republikën e Kosovës.

KOMENTE