Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edukimi në vazhdim, prioritet i shëndetsisë shqiptare
English

Edukimi në vazhdim, prioritet i shëndetsisë shqiptare

Edukimi mjekësor i vazhduar vijon të jetë një element kyç i zbatimit të reformës në shëndetësi. I pranishëm në analizën gjashtë mujore të Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, Ministri i Shëndetësisë, z.Vangjel Tavo, ka konfirmuar mbështetjen e Ministrisë që drejton për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të Edukimit në Vazhdim. Sipas, Ministrit Tavo, Edukimi Mjekësor i Vazhdueshëm përbën një nga tri prioritetet kryesore për strategjinë e MSH për zhvillimin e sistemit shëndetësor në vend.

“Një pjesë jo e vogël e kolegëve është familjar me aktivitetet e ngritjes tekniko-profesionale që zhvilloheshin shumë vite përpara, të cilat ndihmonin jo pak profesionistët e shëndetit, të ndanin midis njëri – tjetrit eksperiencën në funksion të nevojave profesionale, që u dilnin gjatë punës së përditëshme. Më pas ky model u ndërpre megjithë interesin që kishin ekipet mjeksore për të vijuar dhe qënë pranë njeri – tjetrit. Kjo ndoshta është dhe arsyeja e dinamikës shumë pozitive të krijuar mes personelit mjekësor pas futjes në fuqi të programit kombëtar të riçertifikimit në 1 Janar 2010”, u shpreh Ministri Tavo.

Gjatë dy viteve të para në Shqipëri janë zhvilluar 356 programe trajnimi të akredituara duke filluar nga kongrese kombëtare dhe rajonale deri në kurse trajnimi interaktive ndërsa numri i krediteve të ofruara gjatë këtyre aktiviteteve është 289,372 kredite. Sipas të dhënave të QKEV gjatë kësaj periudhe dyvjecare numri mesatar i krediteve për cdo profesionist është i kënaqshëm (36 kredite/profesionist), rreth 10% profesionistëve nuk kanë marrë ende asnjë kredit të edukimit në vazhdim.

“Oferta për programe trajnimi ndonëse është rritur në total duhet të shtrihet gjeografikisht me qëllim që të rrise aksesin e mjekëve, dentistëve dhe farmacistëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Tiranës apo qyteteve kryesore të vendit, në zonat e thella rurale aty ku edhe nevojat mund të jenë më të mëdha”, u shpreh ministri Tavo, duke iu drejtuar një apel gjithë mjekëve për të mos neglizhuar procesin e edukimit në vazhdim.

Në themel të sukseseve të deritanishme qëndron partnershipi që Ministria e Shëndetësisë ka ditur të ndërtoje me të gjitha palët e interesuara të cilat janë institucionet shëndetësore në nivel qëndror dhe lokal; institucionet edukative akademike (si fakultetet e mjekësisë dhe infermjerisë); shoqatat profesionale, të cilat përfaqësojnë më të mirën e ekspertizës në fushat e ndryshme klinike si dhe partnerët ndërkombëtarë, që kanë mbështetur me modelet më te mira.

Duke falenderuar projektin “Sistemi për Zhvillimin Profesional”, financuar nga Qeveria Zviceriane z.Tavo u shpreh i vendosur në motivimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të gjetur, inkurajuar dhe mbështetur zgjidhjet më të mira dhe specifike.

KOMENTE