Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Noel Malcolm merr çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Prishtinës
English

Noel Malcolm merr çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Prishtinës

Profesori i njohur i Universitetit të Oxfordit dhe historiani anglez, Noel Malcolm, në ambientet e Rektoratit, për kontributin e dhënë për çështjen e Kosovës, në veçanti me librin “Kosova-një histori e shkurtër”, nga Universiteti i Prishtinës u nderua me çmimin “Doctor Honoris Causa”.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Doctor Honoris Causa”, për z. Malcolm, i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i cili para të pranishmeve në cilësinë e laudatorit të z. Malcolm tha: “Është kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu për të lauruar me titullin tonë më të lartë, shkencëtarin, historianin dhe mikun tonë të shquar, Prof. Dr. Noel Malcolm.

Ndihem tejet i nderuar të jem sot laudator i Dr. Malcolm, prandaj ju falënderoj përzemërsisht juve z. Rektor për emërimin dhe Ju z. Malcom që keni propozuar këtë.

E di saktë lartësinë e përgjegjësisë për të folur për një njeri që secili nga ne, studiues apo qytetar, shqiptar apo i huaj, që e ka prekur kureshtja e historisë së Ballkanit dhe vendit tone,që ka dashur ta forcojë vetën me argumente shkencore për të kaluarën tonë dhe mbi te gjitha që ka dashur ta dijë të vërtetën për një vend dhe për popujt që jetojnë këtu, patjetër njohin dhe nderojnë emrin e dr. Malcom.

Sot, Universiteti i Prishtinës ka nderin që të gëzojë praninë e Dr. Malcolm për ta nderuar atë me titullin “Doctor Honoris Causa”. Sot, Universiteti i Prishtinës nderon një shkencëtar të pashoq, një historian kureshtar e të etur për dije, një profesor që çdo student do të donte ta kishte përballë, një profesor që çdo universiteti do t’i bënte nderë dhe çdo kolege do ta bënte krenar, e mbi të gjitha një mik të te vërtetës shkencore dhe te popullit tonë, që kontribuoi në ndriçimin e historisë sonë të përdhosur me shekuj të tërë.

Ndonëse ne ndihemi që atë e njohim shumë mirë, më lejoni të flas shkurtimisht për të kaluarën e tij akademike.

Noel Malcolm, i njohur si historian modern Anglez, u arsimua në Kolegjin Eton, mësoi për histori në Perhouse të Kembrixhit, ku diplomoi me nderime si studenti më i dalluar. Doktoratën e tij ai e mori nga Trinity College të Kembrixhit, ndërkohë që është anëtar dhe studiues edhe në kolegjet e tjera të Kembrixhit.

Ai ka një të kaluar të bujshme si gazetar dhe redaktor. Ishte redaktor i gazetës “The Spectator” (Spektatori) dhe kolumnist i rregullt i “Daily Telegraph” në Londër. Ai e la gazetarinë në vitin 1995 për të vazhduar karrierën e tij si shkrimtar, kur ishte edhe koha gjatë së cilës ai punonte në veprën e tij të shquar “Kosova-një histori e shkurtër”. Që nga viti 2002 ai është anëtar hulumtues i Kolegjit All Souls të Universitetit të Oxfordit. Ai vazhdon punën e tij të mrekullueshme në këtë Universitet, si anëtar i këtij kolegji i cili njihet si njëri nga kolegjet më të famshme në botë për hulumtime në fushën e historisë. Njihet edhe për redaktimin dhe ribotimin e veprave të Tomas Hobes-it, përfshirë këtu “Leviatanin”.

Dr. Malcom njihet për dijen e thellë dhe guximin intelektual për t’i thënë gjerat ashtu si janë, është përkrahës i zbulimit dhe prezantimit të së vërtetës. Ai me ngulm provon që rruga shkencore mund te zbërthejë argumentet politike dhe jo e kundërta. Ai çmon dhe njeh shkencën si të vërtet universale dhe i bindet vetëm asaj.

Ka shumë vite, qysh nga botimi i librit të tij për Kosovën, që ai vazhdon të publikojë artikuj për historinë moderne të Kosovës, duke u bërë kështu një aktivist i shquar i pavarësisë së Kosovës. Sot ai vazhdon të jetë anëtar i nderuar i bordeve të gazetave, organizatave ndërkombëtare, President i Asociacionit Shqiptaro-Anglez dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Si mik tanin ne e njohëm në veçanti qysh në vitin 1998, kur ai botoi veprën e tij të famshme tashmë “Kosova-një histori e shkurtër”. Kontributin e tij në shkrim të kësaj vepre, e mirëpritëm po aq sa i mirëpritnim bashkimin e forcave të djemve dhe vajzave tona për të na u bashkëngjitur në luftën tonë për liri dhe drejtësi. Libri i tij ishte arma jonë në diplomacinë e botës në atë kohe.

Në kohën kur Kosova po luftonte për të drejtën, asaj iu bashkua një armë shumë e fortë, e që ishte pikërisht zbardha e të vërtetës mbi historinë tonë si thelbi dhe baza e luftës sonë të drejtë. Në atë kohë kur po luftonim kundër një shteti që kishte zmbrapsur arsimin tonë, kishte rrënuar shkollat dhe djegur çdo gjurmë historike për të çuar tek e vërteta, ishte pikërisht Noel Malcolm ai i cili pa hezitim prezantoi para botës atë që bota kishte nevojë ta shihte prej kohësh.

Të rralla janë rastet kur një studiues, në këtë rast i huaj, dhe një libër përfshijnë aq mirë historinë e një vendi dhe një populli. Edhe me të rralla janë rastet kur ai studiues dhe ai studim bëhen burim citimi për studiues e politikanë dhe pranohet si fakt në radhë të parë nga populli dhe vendi për të cilin shkroi, nga njerëzit që donin te dinin me shumë për Kosovën, nga ata që vendosnin për fatin e saj, por madje edhe mohuesit e historisë së Kosovës nuk munden t’i rezistojnë këtij studimi dhe kësaj të vërtete.

Dr. Malcom shkroi për historinë tonë, jo duke u nisur nga subjektivizmit por nga e vërteta që e kishte si qëllim, dhe e vërteta është një- nuk i takon një populli apo individi por vetë të vërtetës. Përmes kësaj vepre bota njohu me mirë historinë e vërtetë të Kosovës por edhe Kosova njohu më mirë historinë e vet.

Ne kohën kur Serbia kishte argument kryesor atë që ajo e quante argument historik dhe mitin për Kosovën, z. Malcom argumentoi të kundërtën e asaj historie që me shekuj është ushqyer nga politika dhe historiografia serbe. Manipulimi i historisë dhe vënia e saj në shërbim të politikës, jo rrallëherë është burim i konflikteve në mes popujve dhe vepra e z. Malcom heq dilemat e manipulimit, që do të thotë ka zbehur arsyet e konflikteve në mes dy popujve tanë. Më këtë i ka ndihmuar edhe vetë popullit serb dhe mendjeve të hapura për arsye tek ata. Për fat të keq ende historiografia dhe politika serbe nuk janë liruar tërësisht nga kjo barrë. Ato duhet të lirohen nga njëra tjetra dhe ta thonë të vërtetën para popullit të tyre, në radhë të parë.

Siç thuhet, “Historia është ndërgjegjja e shoqërisë”, dhe një vepër shkencore historike që dëshmoi për ndërgjegjen e pastër të Kosovës në atë kohë, u bë gjithashtu ndërgjegje e komunitetit ndërkombëtar, duke kërkuar kështu reagim të menjëhershëm për të mbrojtur jetët gjithnjë e më në rrezik në Kosovë.

Dr. Malcolm,

Ju jeni studiues ambicioz dhe përcjellni me vëmendje zhvillimet e Kosovës duke shprehur vazhdimisht mendimet Tuaja edhe në shumë konferenca shkencore, në revista e gazetar prestigjioze. Prej publikimit të librit Tuaj për Kosovën ne kemi shkruar edhe disa kapituj të rëndësishëm të historisë sonë. Do tu inkurajoja që si njohës i shkëlqyer i çështjes së Kosovës dhe Ballkanit, të shkruani edhe këtë pjesë të historisë së Kosovës së re.

Prandaj, zonja dhe zotërinj, Noel Malcolm nuk është vetëm një historian më shumë që foli hapur për historinë tonë të bujshme, por përmes kësaj ai u shndërrua në mbrojtës të pashembullt të lirisë dhe jetës së kosovarëve.

Dhe për këtë, ne i jemi atij tejet mirënjohës.

Dr. Malcolm, të jemi mirënjohës për punën tënde të palodhur për të hulumtuar deri në pafundësi historinë e vendit tonë. Të jemi mirënjohës për guximin dhe dëshirën tënde të pareshtur për t’ia treguar atë botës. Të jemi mirënjohës për bashkimin e forcës suaj me ne për të dëshmuar rrënjët e historisë së Kosovës në mënyrën më të pastër dhe më objektive shkencore. Sot, vepra juaj është njëri nder lobuesit më të besueshëm e më aktiv të pavarësisë sonë, ngase dëshmon mbi lindjen dhe burimin e këtij ideali qysh para sa shekujsh.

Në fjalët e Oscar Wilde “çdo kush mund të bëjë histori, por vetëm një gjeni mund ta shkruaj atë”. Unë sot nuk kam kurrfarë druajte ta quaj veprën tuaj “gjeniale” dhe të ju përgëzoj këtë!

Unë jam më se i lumtur të shoh që ju vazhdoni të hulumtoni edhe më tej historinë e vendit tonë dhe shteteve përreth. Më kujtohet shumë hollësisht, z. Malcolm, se si para disa muajsh në takimin tonë në Oxford, me shumë pasion, përshkruanit hulumtimin tuaj të fundit që po e bëni në rajon. Në presim me shumë interes veprat tuaja të ardhshme që flasin për histori të pa-hulumtuara më parë në këtë rajon.

Dr. Malcolm, Universiteti i Prishtinës sot me plot kënaqësi dhe krenari ju nderon me titullin “Doctor Honoris Causa”, por më duhet të them që në të vërtetë është Universiteti i Prishtinës ai që sot nderohet me pranimin tuaj të këtij titulli.

Ju falënderoj thellësisht për punën tuaj të pashembullt, për kontributin e vazhdueshëm për popullin tonë, dhe për nderin që sot na bëni me pranimin e këtij titulli.

Universiteti i Prishtinës dhe Republika e Kosovës do të mburren përherë me Doktor nderi dhe miq si Ju, andaj me plote bindje i propozoj senatit të Universitetit të Prishtinës tua ndaj titullin” Doctor Honoris Causa” të cilin e meritoni si studiues dhe mbrojtës i së vërtetës”.

KOMENTE