Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia merr masa për sigurinë në shkollat e çdo niveli
English

Policia merr masa për sigurinë në shkollat e çdo niveli

Strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale, me rastin e fillimit të Vitit të Ri shkollor 2012-2013, kanë planifikuar dhe marrë të gjitha masat e nevojshme, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë në shkollat 9-të vjeçare dhe të mesme.
Këto masa konsistojnë në organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë në kontrollin e plotë të territorit, në përcaktimin dhe ndjekjen e detyrave nga Patrulla e Përgjithshme të Policisë, strukturat e Parandalimit dhe Hetimit të Krimeve, në interes të garantimit të rendit e qetësisë publike dhe zhvillimit normal të procesit mësimor, në shkollat e të gjitha niveleve në Qarkun e Tiranës.
Sa më sipër, në ditën e parë të shkollës dhe në vazhdim, Policia e Tiranës, do të angazhojë pranë objekteve shkollore punonjës policie të cilët do të marrin këto masa:
Do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike në shkolla dhe pranë tyre duke bashkëpunuar për këtë qëllim me drejtuesit e shkollave, stafet pedagogjike, komunitetet e prindërve, nxënësit, si dhe me punonjësit e sigurisë të vetë institucioneve arsimore.
Do të ndihmojnë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave, si dhe do të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj kundravajtësve. Vëmendja në këtë drejtim do të përqendrohet ndaj drejtuesve të mjeteve, që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara në afërsi të shkollave,
Do të identifikojnë dhe kontrollojnë elementët me precedentë penal, që cenojnë rendin e qetësinë publike apo që kanë tendenca për kryerjen e veprave penale,
Do të intensifikojnë masat ndaj personave që kanë tendencë shpërndarjen apo përdorimin e lëndëve narkotike në shkolla apo në ambientet përreth tyre.
Gjithashtu, janë planifikuar dhe marrë masat e nevojshme edhe në vazhdimësi, për mbarëvajtjen pa incidente të të gjithë procesit mësimor 2012-2013, dhe po punohet me Programe të përbashkëta me Drejtoritë Arsimore Rajonale, për institucionalizimin e marrëdhënieve të qëndrueshme Polici-Shkollë-Komunitet.
Së fundmi, Policia e Tiranës u kërkon qytetarëve që ditën e parë të shkollës më datë 10 Shtator 2012, të qarkullojnë në rrugët publike duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, dhe u sugjeron përdorimin e mjeteve të transportit publik për një rrjedhshmëri normale të trafikut.

KOMENTE