English

Presidenti Nishani mesazh ngushëllimi Obamës për vrasjen e ambasadorit në Libi

“I nderuar Zoti President,

Me hidhërim të madh mësova mbi vrasjen e Ambasadorit amerikan në Libi, zotit J. Christopher Stevens, dhe tre anëtarëve të stafit të tij, pas sulmit terrorist mbi misionin diplomatik të SH.B.A. në Libi.

Më lejoni Shkëlqesi, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin mik amerikan dhe mbarë botën demokratike, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh Juve dhe të afërmve të viktimave, ngushëllimet më të sinqerta! Duke shprehur indinjatën time më të thellë për këtë ngjarje shumë të shëmtuar, shpresoj që pasojat e kësaj tragjedie njerëzore dhe ndërkombëtare të kalohen sa më lehtë.

Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, ndjenjat e solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente të vështira për kombin amerikan.

Me konsideratën më të lartë,

Bujar Nishani”

KOMENTE