Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wollfarth: Kryeprokurori, jashtë fushatës zgjedhore
English

Wollfarth: Kryeprokurori, jashtë fushatës zgjedhore

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth, ka deklaruar se prokurori i ri duhet të mbahet jashtë fushatës zgjedhore.

Pas takimit me kryeprokuroren Ina Rama, në një prononcim për mediat, ambasadori Wollfarth ka theksuar se politika duhet ta mbajë çështjen e përzgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm jashtë fushatës elektorale.

"Ka disa interpretime të mandatit të prokurorit të përgjithshëm sipas kushtetutës. Me rëndësi është që mandate i kryeprokurorit është i kufizuar dhe jo i pakufizuar. Herët apo vonë do të ketë një mundësi që do ketë një pasardhës të prokurorit të përgjithshëm. Me rëndësi është që këto muaj që kanë mbetur të përdoren për të kërkuar një personalitet të ta bëjë këtë punë kërkuese në mënyrë të pavarur. Do të shfrytëzoja rastin që të bëja thirrje që partitë politike ta shfrytëzonin këtë kohë për të përzgjedhur një person të përshtatshëm për këtë pozicion dhe ta mbajnë këtë jashtë fushatave”, theksoi Wollfarth.

I pyetur në lidhje me zëvendësimin e kryeprokurores Ina Rama, ambasadori Wollfarth theksoi se kjo duhet të ndodhë në muajin maj të vitit të ardhshmën siç e përban edhe kushtetuta. “Viti 2013 ka për qënë një një vit i gjallë për shkak edhe të zgjedhjeve por sipas hyrjes së ndryshimeve kushtetuese të majit, maji i vitit 2012 është edhe koha kur do të bëhet zëvendësimi i prokuroit të përgjithshëm, për të përzgjedhur një personalitet që do ta bëjë këtë punë kërkuese dhe në mënyrë të pavarur” shtoi ambasadori.

Por ai edhe figurën e kryeprokurores Ina Rama, e ka vlerësuar duke u shprehur se , është i impresionuar nga puna që ka bërë në kohë të vështira.

KOMENTE