Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BBC-ja akuzohet për mashtrim programi
English

BBC-ja akuzohet për "mashtrim" programi

BBC-ja është akuzuar në lidhje me një program "mashtrimi" që ajo ka realizuar.

Këshilltarët dhe banorët në Estate Shadsworth në Blackburn thanë dje se hetimi Panorama ishte realizuar për të nxjerrë në pah anët më negative të kësaj zone madje dhe tepër të ekzagjeruara.

Edicioni i natës së kaluar i shfaqur në BBC1, i titulluar "Trouble on Estate", portretizon jetën në Shadsworth si tepër të mjerueshme.
Programi e përshkruan këtë vend si "një nga vendet më të privuara", ku mbizotëron krimi, droga dhe prostitucioni.

Por banorët këmbëngulin se është e njëanshme dhe e fokusuar qëllimisht në anët negative dhe disa prej tyre akuzuan transmetuesin që kishte inkurajuar të rinjtë lokale të duken më kërcënues se sa ata janë në realitet.

Një prej banorëve Jim Shorrock u shpreh se unë i lejova që ata të bënin disa xhirrime edhe në zonën dhe shtëpinë ku unë banoj pasi mu kërkua, dhe mu premtua se do të jepej thjesh realiteti, por kur pashë emisionin u tmerrova dhe thashë se ishin mashtrues.
"Ka shumë gjëra të mira në Shadsworth, investime dhe shumë njerëz të mirë. Kemi drejtuar shumë klube dhe ngjarje në qendrën komunitare -. Klube Punë, klube mëngjes për njerëz të moshuar, mbështetje për njerëzit e sëmurë mendore, probleme të drogës dhe alkoolit "

Kjo nuk është e mirë që realizohet nga një program si BBC-ja pasi do të ndikojë me të vërtetë keq në jetën në komunitet në këtë zonë.

Ndërsa zëdhënësi i BBC ka shtuar: "Ne ishim të qartë se synimi ynë ishte për të treguar një foto të vërtetë të jetës dhe ndërsa programi tregon vështirësitë që disa prej banorëve përballen dita në ditë, ne besojmë se është një portretizim i drejtë. Ne do të inkurajojmë njerëzit që të shikojnë programin përpara se të bëjnë ndonjë gjykim."

KOMENTE