Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomohen 193 kursantë të Patrullës së Përgjithshme. 95 prej tyre vajza
English

Diplomohen 193 kursantë të Patrullës së Përgjithshme. 95 prej tyre vajza

Ministri Noka: “Lufta me tolerancë zero ndaj krimit dhe aseteve kriminale e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt dhe faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe më gjerë”

Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka, mori pjesë në Ceremoninë e betimit dhe të certifikimit të Kursit të VII-të, të Patrullës së Përgjithshme, së bashku me zv.ambasadorin e SHBA-ve, në Tiranë, z. Henry V. Jardine dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj. Në fjalën e tij përshendetëse, para 193 kursantëve të sapodiplomuar, 95 prej te cilëve ishin vajza, ministri Noka nënvizoi se, kjo ditë përbën për një ditë të shënuar në fillimin e karrierës si punonjës të Policisë së Shtetit. Duke iu referuar numrit të lartë të vajzave në këtë kurs, z. Noka u shpreh se gratë dhe vajzat, që do të kenë mundësinë për të qënë punonjëse të Policisë, përbën “një tjetër arritje për të gjithë trupën e policisë, por edhe për rolin që po merr dita ditës gruaja në shoqërinë tonë”. Në vijim të fjalës së tij Ministri i Brendshëm Noka, nënvizoi se sprova e fundme, mbetet Programit i Trajnimit në Terren për një periudhë 22 javore, kohë kur kursantët do të fitojnë të drejtën për të qenë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Policisë.

Ndër të tjera Ministri Noka nënvizoi: “Të jeni të bindur se zbatimi në praktikë i njohurive të marra deri më tash, do ketë vështirësitë e veta. Praktika është forma më e lartë e konkretizimit të asaj çka ju keni përvetësuar me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe. Do të përballeni me vështirësi të natyrave të ndryshme, me aksione konkrete në dobi të rendit dhe sigurisë publike. Shqipëria është sot më afër se kurrë ëndrrës së saj për të qënë pjesë integrale e Bashkimt Europian.

Është një fazë e cila kërkon nga Policia e Shtetit forcimin e mëtejshëm të parametrave të rendit e sigurisë publike, rritjen e efiçencës edhe të agjensive të tjera të zbatimit të ligjës. Në funksion të arritjes së këtyre parametrave, Qeveria Shqiptare, prej vitit 2005 e në vijim, është investuar në luftën pa kompromis ndaj krimit dhe paralelisht, në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Në funksion të këtyre objektivave ne kemi ndërmarrë reforma të ndryshme, nëpërmjet të cilave kemi synuar dhe synojmë në ndërtimin e një shërbimi policor bashkëkohor, sipas standarteve më të përparuara të vendeve Euroatlantike, duke i dhënë përparësi formimit profesional dhe karrierës, nëpërmjet një procesi konkurrues, transparent dhe të bazuar në meritokraci. Në këtë proces të vazhdueshëm të zhvillimit e të përmirësimit tonë, ne kemi gjetur mbështetjen e përhershme të partnerëve tanë. Përfitoj nga rasti për të falënderuar stafin dhe drejtuesit e Programit ICITAP, ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, për kontributin e madh që kanë dhënë dhe vijojnë të japin në këtë drejtim.

Lufta ndaj krimit, është një luftë që s’ ka të ndalur. Policia e Shtetit është struktura kryesore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, luftës kundër krimit, kontrollit e mbikëqyrjes së kufirit shtetëror dhe zbatimit të ligjit. Reformat e plota që janë kryer në këtë agjenci kanë bërë të mundur që sot të kemi një tupë profesionistësh, në shërbim të plotë ndaj komunitetit. Ju jeni antarët më të rinj të kësaj trupe.

Ju do të jeni pjesë integrale e luftës kundër çdo krimi, personave të inkriminuar, luftës kundër korrupsionit, trafiqeve të paligjshme dhe lëndëve narkotike. Ju do jeni pjesë e pandashme e kësaj organizate e cila mbron pronën publike dhe atë private. Në këto vite të fundit janë shënuar rezultate shumë pozitive në luftën kundër krimit, narkotrafiqeve, terrorizmit, akteve korruptive. Kjo luftë me teolerancë zero ndaj krimit dhe aseteve kriminale e ka bërë Shqipërinë tashmë një vend të sigurtë dhe faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe më gjerë. Ju jeni gjenerata me e re, që po i bashkoheni kësaj trupe që dëshmon standardet dhe kapacitetet më të larta profesionale, konfrom parametrave të Bashkimit Europian, një tjetër shembull i qartë i hapave që ka bërë vendi ynë gjatë këtyre viteve të fundit. Por nuk duhet të harroni se, vetëm një efektiv policie, me ndërgjegjie të lartë profesionale dhe mbi të gjitha, figurë të pastër morale, është garant ndaj kësa lufte pa kompromis kundër krimit, garant për zbatimin e ligjës, goditës i paepur i korrupsionit, gjithmonë në shërbim të qytetarit”.

Në përfundim të fjalës së tij, z. Noka i uroi kursantët për rezultatet e arritura, dhe shprehu bindjen se si efektivët më të rinj të Policisë së Shtetit “ju do të dini të nderoni gjithmonë uniformën, familjen tuaj dhe vendin e tuaj”.

Në këtë këtë ceremoni merrnin pjesë znj. Anila Hoxha, zv.drejtore e Përgjithshme e Trajnimit, z. Hamdi Fjora, drejtor i Qendrës së Formimit Policor, ekspertë amerikane të ICITAP, si edhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

KOMENTE