English

Kryeministri Berisha sulmohet me miell

Berishën e sulmojnë me miell, ndërsa hynte në Kuvend

Një grup protestuesish kanë qëlluar me miell makinën e kryeministrit Sali Berisha ndërsa hynte në Kuvendin e Shqipërisë.
Berisha është shoqëruar nën panik nga rojet e tij dhe ka hyrë brenda sallës së Kuvendit.
Fillimisht u mendua se protestuesit janë qytetarë të prekur nga akti normativ i lirimit urgjent të shtëpive të pronarëve. Përpara parlamentit ka pasur edhe të përndjekur politikë, të cilët po protestonin gjithashtu.
Mësohet se një nga protestuesit që ndodhej përpara Kuvendit është goditur nga forcat e sigurisë.

Tre ish-të përndjekurit që goditën me miell makinën e kryeministrit janë Gjergj Ndreca, Agim Tufa dhe Agim Kollçaku. Ky i fundit, kryetar i të përndjekurve politikë në Kavajë. Gjergj Ndreca pak muaj më parë u arrestua për goditjen e deputetit Ilir Rusmali.

KOMENTE