English

Qafë-Thanë gjendet një grua e masakruar dhe lakuriq

Pasditen e djeshme është gjetur trupi i një femre lakuriq dhe e masakruar buzë rrugës Qafë-Thanë nga kalimatarët e rrugës të cilët lajmëruan policinë.

Policia bëri të ditur se trupi i saj ishte masakruar sidomos në pjesën e kokës gjë që ka shkaktuar dhe vdekjen e saj.

Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ku do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të nxjerrë shkaqet e vdekjes dhe identitetin e viktimës. Pak orë më vonë, viktima është identifikuar nga familjarët e një gruaje të zhdukur që dje nga fshati Ostren i Librazhdit, nënë e dy fëmijëve, dhe rezultoi të ishte pikërisht ajo, ndërkohë që emri nuk bëhet ende i ditur.

KOMENTE