Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga “Endri Keko” rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës me një fond 34 570 234 lekë
English

Rruga “Endri Keko” rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës me një fond 34 570 234 lekë

Një tjetër rrugë tejet e amortizuar e kryeqytetit, ka nisur të rikonstruktohet. Me një investim prej 34 570 234 lekësh (pa tvsh), rruga “Endri Keko” që lidh bulevardin “Zhan D’Ark” me rrugën ”Sadik Petrela”, me gjatësi 420 m, do të ndërtohet me parametra modernë.

“Në ndërtimin e kësaj rruge janë marrë parasysh parametrat më modernë, duke filluar nga kanalizimet e ujërave të zeza e të ujrave të shiut. Gjatësia kryesore e rrugës do të ketë një gjerësi prej 13 metrash dhe në një pjesë do të ngushtohet, për të akomoduar situatën e pronarëve, në 9 metra por gjithsesi do të mbetet një rrugë e parametrave modernë europianë dhe kjo do të reflektohet edhe në praninë kudo, të rampave për personat me aftësi të kufizuar, në instalimin e të gjithë rrjetit nëntokësor të kabllove, spostimin e linjave elektrike dhe shtyllave të tensionit dhe mbjelljen e 230 fidanëve të rinj pemësh, përgjatë rrugës” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Në të dy anët e rrugës është parashikuar ndërtimi i trotuarëve për kalimin e këmbësorëve. Ky investim, i përfshirë në buxhetin e vitit 2012, pas konsultimeve me qytetarët, do të përfundojë brenda 10 muajsh. Rikonstruksioni i kësaj rruge u shërben rreth 3000 qytetarëve të zonës.

“Bashkia ndodhet në fazën e zbatimit të projekteve të hartuara me profesionalizëm dhe të prokuruara në transparencë të plotë, në muajt e kaluar dhe brenda marsit të vitit të ardhshëm, shumica e këtyre punimeve do të kenë përfunduar dhe me përfundimin e tyre, brenda një viti e gjysmë, do të kemi realizuar të njëjtin volum punësh publike, që qyteti dhe Bashkia kanë njohur për 11 vitet e kaluara” – theksoi z. Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri të ditur se ka përfunduar dhe projekti teknik për rehabilitimin e shtratit të Lanës dhe pritet financimi i tij nga qeveria shqiptare.

“Një lajm tjetër i mirë për këtë zonë të qytetit, është se ne kemi përfunduar projektin teknik për rehabilimin e plotë të shtratit të Lanës, nga pjesa ku mbaron këtu dhe deri në Shkozë, projekt për të cilin, në ditët e ardhshme, do të negociohet financimi me qeverinë shqiptare dhe kam shumë shpresë e besim, se mund të inagurojmë fillimin e punimeve brenda një kohe të shkurtër” – theksoi Kryetari i Bashkisë.

KOMENTE