English

Aksident në aksin Elbasan-Peqin. Vdes Arben Zhuzhi, plagoset Vilson Tabaku

Mbrëmja dhe dita e djeshme përsëri është mbyllur me një ngarje tragjike me pasojë vdekjen.

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Lolaj një fuoristradë me targa TR 4234 K ka dalë nga rruga. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Arben Zhuzhi ndërsa është plagosur 33-vjeçari Vilson Tabaku, i cili udhëtonte si pasagjer në automjet.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa i plagosuri gjendet në spitalin e Elbasanit ku po merr ndihmën mjekësore.

KOMENTE