English

Gjendet e djegur një analiste biznesi

Një 32-vjeçare është arrestuar me dyshimin për vrasje, pasi një grua u gjet e vdekur brenda një makine të djegur në Somerset-Britani

Catherine Wells-Burr, 23, u zbulua nëmakinën e saj të kuqe tip Ford Focus në një fushë në Ashill të mërkurën në mëngjes.

Ekipet zjarrfikëse ishin thirrur për të zbuluar trupin e zonjës Wells-Burr e brenda rrënojave të makinës.

Policia tha se nuk e di nëse Mis Wells-Burr ishte gjallë kur makinës i ishte vënë zjarri. 32-vjeçarja u arrestua të enjten natën, tha policia.
Një post-mortem do të bëhet më vonë për të nxjerrë shkaqet e vrasjes.

Dy burra, të cilët u arrestuan gjatë hetimit, janë liruar pa pagesë.

Policia përsëri nuk mund të japë asnjë version pasi ka nevojë për hetime dhe informacione të tjera dhe më pas do të japë dhe versionin e saj.

Zonjusha Wells-Burr, një e diplomuar në Universitetin Bath Spa, ka punuar si analiste biznesi.

KOMENTE