Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dominique Janne takon Berishën për thellime investimesh
English

Dominique Janne takon Berishën për thellime investimesh

Kryeministri Berisha priti në takim, përfaqësuesin e grupit Novo Belgium Holdings Dominique Janne.

Zoti Janne i prezantoi Kryeministrit interesin e Grupit belg për të thelluar portofolin e investimeve tij në Shqipëri. Arritjet e Shqipërisë, klima e biznesit, potencialet e vendit janë faktorë të rëndësishëm dhe shumë atraktivë për projekte investuese. Ka qenë klima e biznesit, burimet natyrore të Shqipërisë dhe mikpritja shqiptare, - tha zoti Janne - që nxitën Grupin tonë të fillonte punën me dy projekte në Shqipëri, një në sektorin e energjisë, në HEC-e dhe një tjetër në sektorin minerar. Këto mundësi, theksoi ai, e kanë nxitur këtë Grup të mendojë për rritjen e portofolit të investimeve në fusha të tjera si në ndërtim, elektronikë dhe të thellohet më tej në sektorët, ku trashmë ka filluar punë.

Kryeministri Berisha e falenderoi Grupin Novo Belgium Holdings për interesin dhe projektet e tij në Shqipëri, në fushën e energjisë së rinovueshme dhe minerare. Kryeministri garantoi për mbështetjen pa rezerva të projekteve të reja që ky Grup mendon të prezantoi në të ardhmen. Është edhe dëshira jonë, tha Kryeministri, të kemi sa më shumë investitorë europianë në Shqipëri, sepse vizioni dhe perspektiva e qeverisjes sonë është europiane.

KOMENTE