Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politikat sociale për veteranët dhe invalidët e luftës
English

Politikat sociale për veteranët dhe invalidët e luftës

Sot në Pezë me rastin e 70 vjetorit të Konferencës së Pezës, Grupi i Punës së Programit për Çështjet Sociale organizoi në Pezë tryezën mbi politikat sociale për veteranët dhe invalidët e luftës. Në tryezë morën pjesë përfaqësues të komitetit të veteranëve të rrethit të Tiranës, organizatës kombëtare të invalidëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, përfaqësues nga organizata e familjeve të dëshmorëve, veteranë, pasardhës të veteranëve, vajza dhe djem, anëtarë të FRESSH, të Forumit të Grave Socialiste si edhe banorë të Pezës.

Në tryezë morën pjesë edhe Prof. Servet Pëllumbi, Sekretari për Programin Ilir Beqja, Kryetari i PS për rrethin e Tiranës Pjerin Ndreu si edhe deputetët Dashamir Peza, Arta Dade, Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka. Tryeza u organizua në shtëpinë historike ku është mbajtur Konferenca e Pezës. Deputeti Dashamir Peza, i cili hapi këtë takim, nënvizoi rëndësinë e kontributit dhe vlerave të veteranëve për zhvillimin e Shqipërisë së lirë.
Kryetari i Partisë Socialiste për rrethin e Tiranës, Pjerin Ndreu, nënvizoi se socialistët e rrethit të Tiranës mbështetën e duhet te mbështeten më shumë në këtë trashëgimi të vyer. Prof. Servet Pëllumbi nënvizoi rëndësinë e Luftës Antifashise Nacional-Çlirimtare në historinë e Shqipërisë si edhe vlerën që rrezaton për socialistët shqiptarë modeli i bashkimit dhe i unitetit që u krijua në Pezë. Sekretari për Programin Ilir Beqja paraqiti disa aspekte të Programit “Për një Rilindje Shqiptare”, duke nënvizuar se ky program është programi që u duhet jo vetëm socialistëve, por normalitetit, zhvillimit dhe përparimit të Shqipërisë. Kryetari i GP të Programit për Çështjet Sociale, Prof. Kosta Barjaba, paraqiti disa aspekte të Programit të PS për veteranët, invalidët e Luftës dhe familjet e dëshmorëve, duke nënvizuar se vlerat dhe kontributi i partizanëve dhe veteranëve shqiptarë janë një vlerë e përjetshme për Shqipërinë. Respekti dhe nderimi për vlerat e kulturës antifashiste dhe të shërbimit ndaj vendit qëndrojnë në themel të politikave sociale të Programit “Për një Rilindje Shqiptare” për veteranët dhe invalidët.

Barjaba paraqiti edhe disa çështje konkrete të parashikuara në Program për kujdesin shtetëror për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, anulimin e ndryshimeve ligjore që ka bërë qeverisja e djathtë në legjislacionin për dëshmorët, çlirimin nga taksat e drejtpërdrejta, kujdesin për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e simboleve dhe monumenteve të Luftës, respektin për ngjarjet, vendet dhe figurat historike antifashiste etj. Pjesëmarrësit në tryezë, përveç vlerësimeve shumë të larta për Programin “Për një Rilindje Shqiptare”, bënë edhe mjaft sugjerime për plotësimin e tij dhe nënvizuan kujdesin që duhet të tregojnë qeverisësit vendore socialistë për këto çështje.

KOMENTE