Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli-Asadov. Dimensioni i diplomacisë parlamentare funksionon në mënyrë shumë efikase
English

Topalli-Asadov. Dimensioni i diplomacisë parlamentare funksionon në mënyrë shumë efikase

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti dje Kryetarin e Parlamentit së Azerbajxhanit z Ogtay Asadov dhe delegacionin parlamentar që e shoqëronte atë.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë dhe nderin e veçantë për këtë vizitë të parë në vendin tonë të një kryetari Parlamenti nga Azerbajxhani. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi këtë vizitë shumë të rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve tona si dhe një ngjarje historike në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë.

Kryetari i Parlamentit të Azerbajxhanit, z Ogtay Asadov shprehu kënaqësinë për mikpritjen mbresëlënëse sikurse e cilësoi ai, që ju rezervua në këtë vizitë të parë në Shqipëri. Ai tha se, ky takim në Kuvendin e Shqipërisë pas vizitës së kryeministrit Sali Berisha në Azerbajxhan, si dhe zonjës Jozefina Topalli në delegacionin parlamentar shqiptar, kanë hapur një erë të re në marrëdhëniet dypalëshe.

Kryeparlamentari Asadov duke vlerësuar rolin aktiv të Kryetares së Kuvendit në jetën parlamentare, si brenda vendit dhe në forumet ndërkombëtare, vlerësoi zonjën Jozefina Topalli për diplomacinë parlamentare dhe kontributin e saj ne IPU. Ai theksoi se, Parlamenti shqiptar dhe Asambleja e Azerbajxhanit kanë një rol qënësor për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, si në nivelin politiko-diplomatik, ashtu edhe në marrëdhëniet ekonomike e në fusha të tjera zhvillimi.
Të dy autoritetet e larta ranë dakord se, “dimensioni i diplomacisë parlamentare funksionon në mënyrë shumë efikase, në marrëdhëniet ndërkombëtare”

Duke u përqendruar në bashkëpunimin ekonomik, Kryetarja e Kuvendit theksoi se, Gazsjellësi transatlantik, ku Azerbajxhani ka një rol kryesor, është një projekt strategjik, jo vetëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por dhe në perspektivën e rajonit. Midis dy vendeve ekziston një memorandum mirëkuptimi, i cili do të pasohet në terma konkrete bashkëpunimi në muajt në vijim.

Kryetari i Parlamentit të Azerbajxhanit konfirmoi mbështetjen dhe interesimin dhe të autoriteteve më të larta të Azerbajxhanit për zbatimin e këtij projekti madhor. "Azerbajxhani, tha ai, është shumë i interesuar për projektin TAP dhe unë uroj që ky projekt të jetë i suksesshëm".

Kryetarja e Kuvendit solli në vëmendje të homologut nga Azerbajxhani se, Shqipëria është një vend i vogël por me potenciale të rëndësishme ende të pashfrytëzuara. Ajo tha se ekonomia shqiptare, ndonëse e bypasuar nga kriza globale, nuk ra në reçension fale politikave fine dhe modeleve ekonomike të suksesshme për stabilitetin makroekonomik. Duke paraqitur një panoramë të treguesve dhe reformave, Kryetarja Jozefina Topalli theksoi ndër të tjera se, vëmendja jonë është përqëndruar në zhvillimin e infrastrukturës, rrugë, shkolla, spitale, zhvillimin e turizmit dhe dixhitalizimit.

Kryetarja e Kuvendit tha se integrimi evropian dhe zhvillimi ekonomik janë dy prioritetet më strategjikë të punës së Kuvendit, Qeverise dhe institucioneve shqiptare. “Shqipëria, tha Kryetarja Jozefina Topalli, është transformuar, dikur ishte një ndër vendet më të varfra të botës, sot është një vend anëtar i NATO-s, i angazhuar tërësisht në proceset integruese dhe qytetarët e saj lëvizin të lirë, pa viza në BE.

Të dy homologët ndanë mendimin se forcimi i marrëdhënieve ndërparlamentare, nëpërmjet vizitave të punës mes grupeve parlamentare të miqësisë dhe të komisioneve të ndryshme parlamentare duhet t’i shërbejë nxitjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona." Ne jemi kryeparlamentarët e parë qe nisim bashkarisht një kapitull te ri bashkëpunimi parlamentar. Ne duhet të forcojmë këto marrëdhënie, duke inkurajuar nëpërmjet dhomave të tregtisë takime dhe shkëmbime midis biznesmenëve te vendeve tona dhe në tërësi bashkëpunimin në fusha me interes reciprok".

KOMENTE