Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parku te Fusha e aviacionit po masakrohet
English

Parku te "Fusha e aviacionit" po masakrohet

Parku te fusha e aviacionit po i bëhet një masakër e vëretetë, por si duket dhe vetë njerëzit u pëlqen vetja të komandohen qoftë dhe nga një fjalë e qeveritarëve, edhe kur diçka duket haptazi që është një park që i shërben jetës në komunitet.
Pse vallë kaq të pallogjikshëm mund të bëhen disa njerëz? Pse duhet të shkatërrojnë një vend që mori jo pak investime për të mirën e jetës së qytetarëve. Kjo do të thotë që llogjika njerëzore komandohet me pult.

Pas deklaratës së kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, se këndi i lojërave private në parkun tek ish fusha e aviacionit në njësinë numër 7 në Tiranë, nuk kishte leje dhe nuk do të ndërtohej, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i banorëve të zonës.

Ata u mblodhën sërisht pasditen e sotme për ti kërkuar zotit Basha që ta rehabilitojë këtë park dhe ti kthejë atij gjendjen e mëparshme. Nga nisja e punimeve për ndërtimin e këtij këndi lojërash është shkatërruar një pjesë e këndeve sportive, shatrivan si dhe sistemi i vaditjes dhe ndriçimi. Me këtë shqetësim të banorëve janë bashkuar edhe deputetët e PS, Saimir Tahiri dhe Vasilika Hysi.

Deputetja Hysi, në cilësinë edhe të deputetes së zonës, ka falënderuar banorët për qëndrimin e tyre të palëkundur në mos lejimin e ndërtimit të këtij këndi lojërash privat. Në një prononcim për mediat Vasilika Hysi tha se është fal këmbënguljes së banorëve që ky park nuk do të ndërtohet dhe se Lulzim Basha duhet të respektoj taksat e qytetarëve dhe ti rikthejë parkut gjendjet e tij të mëparshme. “Sot përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë banorët e këtij blloku, të moshuar, të rinj dhe fëmijë, të cilët rezistuan ndaj kësaj padrejtësie që po i bëhej këtij parku. Sot ju dëgjuat se kryebashkiaku pohoi se kjo qendër nuk ka pasur leje dhe se nuk do lejohet ndërtimi. Por është fal këtyre qytetarëve që rezistuan për ditë të tëra, madje mblodhën firma dhe bën peticion për të mos lejuar të bëhej ky investim që shkatërronte pronën publike, taksat e këtyre qytetarëve.
Sot kryebashkiaku Basha u tërhoq, por ne i kërkojmë atij që me këtë tërheqje urgjentisht të vërë kompaninë ose punonjësit e tij ta pastrojnë, të mbjellë pemët e prera dhe barin, të sistemojë gjithë sistemin vaditës dhe ndriçimin që në këtë zonë është shkatërruar totalisht. Gjithashtu, qytetarët këtu janë dëshmitarë që këtu janë shkatërruar edhe shatrivan dhe kënde të tjera sportive, menjëherë të kthej vëmendjen dhe këto taksa të qytetarëve të Tiranës ti respektoj, madje këtë shesh ta kthejë në gjendjen e tij të mëparshme”, - deklaroi deputetja Hysi.

Ky është parku i dytë në Tiranë për nga madhësia dhe investimi.

KOMENTE