Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bamir Topi i përgjigjet Berishës: Të largojmë nga pushteti stalinistin e fundit në Evropë
English

Bamir Topi i përgjigjet Berishës: Të largojmë nga pushteti stalinistin e fundit në Evropë

"Jam këtu për të komunikuar me qytetarët shqiptarë lidhur me deklaratat e djeshme të kryeministrit në parlament." ka reaguar kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, sot publikisht ndaj atyre që i konsideroi lumë akuzash dhe shpifjesh që Kryeministri Sali Berisha ka bërë ndaj tij.

"Nga përvoja personale politike e profesionale i jap të drejtë Mark Twen kur thonte apo këshillonte të mos debatojë asnjëherë me njerëz të tillë, sepse ata të tërheqin në nivelin e tyre dhe me përvojën e tyre negative. Gjithsesi, në respekt të qytetarëve dhe opinionit publik ndjej detyrimin për të dhënë deklarimin e mëposhtëm:

Kryeministri lëshoi sërish dje një lumë akuzash, fyerjesh, shpifjesh dhe denigrimesh duke tentuar të njollosë emrin tim, integritetin personal dhe atë institucional në cilësinë e ish kryetarit të shtetit. Kam bindjen se kushdo që e ka dëgjuar ka krijuar atë ndjesi që unë pata: një gjendje e ç’ekuilibruar dhe humbje kontrolli për t’u mëshiruar. I njëjti njeri, i njëjti personazh, ka 22 vjet që baltos institucionet dhe jetën publike, njerëzit e ndershëm dhe kritikët e tij duke vënë në punë një makinë denigruese pushteti dhe mediatike, të denjë e të krahasueshme vetëm me udhëheqësin e tij shpirtëror në vitet e fundit të sundimit të tij.
Si politikan e kuptoj rënien e tij në nivele të tilla: sa herë që ai shikon një kërcënim elektoral apo ndodhet përpara një dështimi politik, e humbet kontrollin dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka kundër rivalëve të tij, përfshirë dhe kërcënimet me jetën. Sikur sjellja e tij të ishte thjesht personale as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk do të merreshin me Sali Berishën. Veprimet e tij janë dëshmi se ai mbetet një pacient në fazë të rënduar mendore. Duke qenë se fjalët e tij nuk janë të një qytetari të rrugës ndonëse me fjalorin e rrugës, por të kryeministrit të vendit, një njeriu që ka qenë President dhe është deputet, atëherë ai meriton një përgjigje direkte.

Ju e dëgjuat dje kur pak minuta para heqjes së imunitetit tha se nuk ka fakte, por me zhargonin e tij konfliktual, të një njeriu të paemancipuar, përçarës e baltosës, e lidhi emrin tim me vrasjen kriminale të gjyqtarit Konomi dhe pronat e familjes së tij. Kryeministri drejton policinë e shtetit, shërbimin sekret dhe ka detyrimin ligjor, por edhe të gjithë aksesin për informim zyrtar. Ai nuk heton, nuk zbardh të vërtetat e mëdha vetëm shpif sepse për të nuk ka rëndësi e vërteta, siç ka bërë në 22 vjet për të gjitha vrasjet politike e mafioze.

Lidhur me emërimet në gjyqësor: baltë e shpifje pafund, me shpresën se duke bërë kështu diçka do të mbetet. Çdo procedurë e KLD në emërimin e transferimin e gjyqtarëve është bërë edhe me votën e ministrave të tij dhe me votim të fshehtë të 15 anëtarëve të KLD-së, ku presidenti ka vetëm një votë.
Shqiptarët e dinë fare mirë se cili politikan e ka krijuar karrierën mbi konflikte permanente; ata e dinë kush e ka çuar vendin në prag të konflikti civil vetëm për shkak të karriges së tij, siç e dinë se cili politikan vijon prej 20 vitesh të kërcënojë me jetë politikanët në tribunën e parlamentit.
E vërteta e madhe është se Kryeministri ka frikë dhe për këtë ka të drejtë. Logjika, metoda dhe përvoja e tij politike njeh vetëm frikën dhe kërcënimin, shantazhin dhe baltosjen, gënjeshtrën dhe pabesinë.

Ai ka humbur shumicën, ka humbur mbështetjen publike, ka humbur mbështetjen perëndimore dhe në prag të kalimit në pension të pakthyeshëm politik ka arritur të kuptojë se Fryma e Re Demokratike dhe mijëra e mijëra qytetarë në mbarë Shqipërinë janë të vendosur të ndahen nga ky model negativ, mesjetar dhe bolshevik i njeriut që hyri në politikë nga zyra e Ramiz Alisë.
Unë kam bindjen se Kryeministri i sotëm dhe klani i tij, që mban peng politikën, Partinë Demokratike, qeverinë, parlamentin, institucionet kryesore të vendit, median dhe debatin publik, – përbëjnë një kërcënim për demokracinë, kërcënim për aspiratat tona integruese, kërcënim për shtetin e së drejtës dhe për drejtësinë shoqërore, kërcënim për interesat madhore të vendit dhe për miqësinë me partnerët tonë ndërkombëtarë.

Unë jam në mision publik dyfish i motivuar dhe i vendosur për të parandaluar kalimin e vendit në pashallëk privat e familjar të Kryeministrit dhe për të ftuar çdo qytetar që beson në një Shqipëri normale, në një qeverisje të përgjegjshme dhe në një politikë të re qytetare e evropiane, – dhe së bashku me kurajë, vullnet e votë demokratike të largojmë nga pushteti stalinistin e fundit në Evropë." ka përfunduar deklaratën e tij ish presidenti i vendit dhe aktualisht kryetari i lFRD-së zoti Bamir Topi.

KOMENTE