English

Dava Durrësi humb jetën në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë

Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, makina i ka marrë jetën një kalimtare e cila ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën.

Në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gjormit shtetasja Dava Durrësi është përplasur për vdekje nga automjeti i cili drejtohej nga 25 vjeçari Erjon Martinaj.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit dhe pritet të zbardhë shkaqet e këtij aksidenti fatal.

KOMENTE