Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2012 > Lajmet e datës 19 Shtator 2012
 

Kapet trafikanti më i rrezikshëm i drogës

Njëri prej trafikantëve më famëkeq të drogës Kolumbiane është kapur në Venezuelë.

Daniel Barrera, i njohur si "Barrera Crazy", u kap në San Cristobal përtej kufirit nga Kolumbia me ndihmën e britanikëve, Venezuelës dhe agjencisë amerikane të zbulimit.

Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos e përshkroi atë si "ndoshta mbretin më të kërkuar në kohët e fundit".

Kolumbia është një nga prodhuesit kryesorë në botë, të kokainës. Perandoria kriminale e z Barrera dorëzonte kokainën jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën, sidomos në Evropë.

Shpërblimi i ofruar për kapjen e tij në SHBA ishte 5 milion dollarë i njëjtë si për Osama Bin Laden. Kolumbia shtoi dhe 2.7 milion për këtë.
Trafikanti kishte një legjendë në biznesin e kokainës, jo vetëm për jetëgjatësinë e tij, por edhe për aftësinë e tij për të punuar me të gjitha palët në konfliktin civil 48-vjeçar të Kolumbisë.

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Gaz Man 09:45 - 19 Shtator 2012
    binladushi e kishte 25 mil jo 5 mil, mos ja ul pazarin