English

Rama në Bruksel: Shqipëria reale europiane është ende larg, por shqiptarët nuk meritojnë të ndëshkohen përsëri

Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste, ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim inkurajues me Komisionerin e Zgjerimit Stefan Fyle. Kryetari Rama ka mirëpritur vlerësimet pozitive për rolin e forcës politike që drejton. Në këtë takim ashtu siç pohon vetë lideri i opozitës është kërkuar marrja e statusit të vendit kandidat në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë.

Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli në një prononcim për mediat atje, se shqiptarët nuk meritojnë të ndëshkohen për herë të tretë për shkak të një qeverie që ka dështuar dhe të detyrave të paplotësuara të shtëpisë nga kjo qeverisje:

“Ne kemi ardhur këtu për të bërë avokatin e mirë të vendit tonë. Duke sjellë një qëndrim dhe një mesazh shumë të qartë nga ana e opozitës shqiptare, që sipas nesh qeveria nuk e meriton, po shqiptarët e meritojnë mbështetjen e Komisionit Europian me propozimin për statusin e kandidatit. Shqipëria reale e standardeve europiane është ende larg. Por, gjithsesi mendoj që shqiptarët, qytetarët shqiptarë, pavarësisht nëse janë të majtë ose të djathtë, nuk meritojnë të ndëshkohen për të tretën herë radhazi për shkak të keqqeverisjes dhe të detyrave të paplotësuara të shtëpisë ndaj tyre nga ana e qeverisë që nuk u bën të mundur një Shqipëri të standardeve europiane në jetën e tyre të përditshme.”

KOMENTE