English

CEZ, njofton mbi shërbimin më të ri, që u ofrohet aplikuesve për lidhje të re

CEZ ose Tregu i Energjisë Elektrike në Shqipëri, |njofton mbi shërbimin më të ri që u ofrohet aplikuesve për lidhje të re.
Në njoftimin e tyre thuhet:

"Tashmë, pasi të keni kryer aplikimin për lidhje të re pranë qendrave tona, nuk do të jetë më e nevojshme që ju të paraqiteni sërish atje për të marrë informacion në vijim rreth statusit të aplikimit tuaj. Ju mund ta kontrolloni ecurinë e aplikimit online, vetëm me një klik!

Aplikacioni funksionon shumë thjesht. Mjafton të keni numrin serial të aplikimit, i cili ndodhet në kopjen e formularit me të cilin jeni pajisur nga specialistët tanë në qendrën e Kujdesit ndaj Klientit. Këtë numër serial, vendoseni tek kutiza që ju shfaqet në linkun e mëposhtëm dhe menjëherë do t´ju shfaqet statusi i aplikimit tuaj dhe hapat që duhet të ndiqen më tej:

Linku: http://80.78.78.52/status_al/index.php

Për çdo informacion shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e postës sonë elektronike kujdesi_abonentit@cez.al, ose të vizitoni qendrat tona të Kujdesit ndaj Klientit, ku specialistët tanë do t´ju japin sqarimet e nevojshme."

KOMENTE