Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goditet në Tiranë grupi kriminal i vjedhjeve të makinave luksoze
English

Goditet në Tiranë grupi kriminal i vjedhjeve të makinave luksoze

Strukturat e Hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, pas një hetimi intensiv prej një periudhe disa mujore në bashkëpunim me komisariatet e Policise Nr.2 dhe Nr.5 – Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses te Operacionit Policor të koduar “ Evo - 2 ” duke bërë ndalimin e shtetasit ;

1. Saimir Rustem Mara, 25 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Berxullë Tiranë,

2. Shkëlqim Sabah Tupi, 31 vjeç, lindur dhe banues ne Krujë, është shpallur ne kerkim

Nga hetimi i deritanishem nga strukturat e hetimit te krimit, ka rezultuar se keta shtetas,ne bashkepunim me njeri-tjetrin në kohë e periudha të ndryshme kanë kryer një sërë vjedhjesh të automjeteve luksoze në Tiranë, të tipeve të ndryshme, të cilët pasi kryenin vjedhjet bënin edhe cmontimin e tyre me qëllim më pas shitjen.

Falë një hetimi intensiv dhe të gjithëanshëm përmes komisariateve të policisë, është bërë e mundur dokumentimi ligjor në 30 vjedhje të automejeteve luksoze, ku autorët e dyshuar në bashkëpunim me njëri tjerin ruanin në fshehtësi, mjetet e ndezura të harruara nga drejtuesit e tyre, duke realizuar vjedhjen në harkun kohor të dy minutave.

Sa më sipër, është dokumentuar implikimi i tyre në vjedhjet :

Më datë 16 shtator 2012, ne Rrugen “Reshit Collaku”, eshte vjedhur automjeti tip Mercedez Benz S 320,me ngjyre te zeze,me targa AA 592 CP,

Më datë 30 gusht 2012, ne rrugen „Lule Bore“ jane vjedhur aksesoret e automjetit tip Rexhina,me targa TR 3966 N,

Më datë 26 gusht 2012, ne rrugen “Komuna Parisit“ janë vjedhur disa navigator të shumë automjeteve të tipeve Mercedez Benz,

Me date 19 gusht 2012, ne rrugen “Kavajes“ jane vjedhur aksesoret e automjetit tip Mercedes Benz ,me targa AA 585 DI,

Me date 03.09.2012, ne rrugen “Medar Shtylla“ jane vjedhur aksesoret e automjetit tip Mercedes Benz ,me targa AA 577 DT,

Me datë 05.09.2012, ne Kamez eshte vjedhur automjeti tip Mercedes Benz ne pronesi te një shtetasi.

Në cilësine e provës materiale u gjeten dhe u sekuestruan ;

• Automjet tip Mercedez – Benz 320 Rexhina,me ngjyre vishnje,pa targa.
• Automjet tip Mercedez – Benz 320 CLK,me ngjyre te zeze,pa targa.
• 25 shasi automjetesh tip Mercedez – Benz te prodhimeve te ndryshme.
• 20 copë Motorra automjeti tip Mercedez – Benz te prodhimeve 2003 – 2008.
• 14 copë centralino per Automjet tip Mercedez – Benz
• 14 copë paketa elektronike ABS per Automjet tip Mercedez – Benz
• 1 paketë elektronike Airbeg per Automjet tip Mercedez – Benz
• 8 cope Navigatore per Automjet tip Mercedez – Benz
• 4 cope celesa kuadri te automjeteve tip Mercedez – Benz
• 1 timon per Automjet tip Mercedez – Benz
• 4 Airbeg timoni per Automjet tip Mercedez – Benz
• 1 kroskot automjeti tip Benz Mercedes.
• 6 palë targa shqiptare dhe 1 pale targa italiane.
• 62 copë dokumenta te ndryshme automjetesh
• Aksesorë te ndryshme si,sensore,parakolpe,tapiceri,etj per automjet tip Mercedez – Benz.

Vazhdojne hetimet lidhur me dokumentimin e plote ligjor te aktivitetit kriminal te personave te lartpermendur, pasi dyshohen te jene dhe autor te shumë vjedhjeve të tjera kriminale te vjedhjes se mjeteve luksoze dhe aksesoreve te tyre te ndodhura ne qytetin e Tirane si dhe ne rrethe te ndryshme te vendit.

Materialet proceduriale ne ngarkim te ketyre shtetasve do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane,per vepren penale te “Vjedhjes” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale”,parashikuar nga neni 134/2 dhe 287/1 te Kodit Penal.

KOMENTE