Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hashim Thaçi vizitë zyrtare në New York
English

Hashim Thaçi vizitë zyrtare në New York

Kryeminstri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi udhëtoi dje për në New York, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës së tij në New York, kryeministri Thaçi përveç që do të përcjellë punimet e Asamblesë së Përgjithshme, gjithashtu do të ketë takime me liderë të ndryshëm të vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, me qëllim të lobimit për njohje të reja si dhe avansimin e pozitës së shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Thaçi gjithashtu do të takohet me senatorë dhe kongresmenë për t'i njoftuar ata në lidhje me zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës.

Në këtë vizitë, kryeministri Thaçi do të takohet edhe me liderë të komunitetit të biznesit, për t’i njoftuar ata me reformat që janë ndërrmarrë në legjislacion, në mënyrë që të lehtësohet bërja e biznesit dhe investimet në Kosovë.

Kryeministri gjithashtu do t'i njoftojë ata për potencialin e madh për të investuar në sektorin energjetik, minerar, të bujqësisë, si dhe sektore të tjera me rëndësi për Republikën e Kosovës.

KOMENTE