English

Nëna lind 6 foshnjat brenda 4 minutave (FOTO)

Lauren dhe David Perkins, nga Pearland, Texas, më në fund kanë marrë dhe fëmijën e 6 -të duke e bashkuar me 5 motrat dhe vëllezërit e tjerë pesënjakë.

Lea, ishe foshnja e gjashtë e çiftit, por ajo kishte qëndruar në spital pasi kishte patur probleme shëndetsore lidhur me trejten dhe iu nënshtrua 3 operacioneve. Por nën kujdesin mjekësor të një niveli tepër të lartë ajo arriti të shpëtonte për mrekulli.

Të 6 foshnjat, 3 vëllezër dhe 3 motra, Beniaminin, Levi, Andrean, Allison, Caroline dhe Lea, kanë lindur brenda 4 minutave.

Lauren Perkins, mbeti shtatzanë pas një trajtimi për fertilitet.

Tani të gjitha foshnjat ndihen mirë dhe ekipi mjekësor prej 35 mejkësh që u kujdes për to përsëri është në gatishmëri të tyre.

KOMENTE