Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni antidrogë “Përtej Kufijëve” kap me 40 kg marjiuanë dy shtetas malazezë
English

Operacioni antidrogë “Përtej Kufijëve” kap me 40 kg marjiuanë dy shtetas malazezë

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme antidrogë të zhvilluara nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër si dhe në përmbushje të një ndër prioriteteve më kryesore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për vitin 2012 , atë të “Parandalimit dhe goditjes së trafikut të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek” , Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër gjatë orëve të drekës të datës 18.09.2012 kanë zhvilluar një tjetër operacion antidrogë të koduar “Përtej Kufijëve” dhe konkretisht:

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 14.35 të drekës të datës 18.09.2012 kanë marrë një iformacion në rrugë operative se në një maune tip Benz me targa Malazese do transportohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike nga fshati Lazarat për në Mal të Zi.

Menjëherë Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e maunes që po dilte nga fshati Lazarat me drejtim lëvizje në aksin rrugor Gjirokastër - Tepelenë.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve e kanë mbajtur nën vëzhgim maunen duke e ndjekur deri në pikën e kontrollit të policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë , ku është ndërhyrë dhe është bërë ndalimi i maunes dhe konkretisht:

Automjeti maune tip Benx me targa malazeze RO AP 772, dhe trajleri me targa RO 237 AA, që drejtohej nga shtetasi Semir Dedeic , i datëlindjes 1987 lindur dhe banues në Mal të Zi, ku në këtë automjet udhëtonte edhe shoku i tij shtetasi Enes Bralic , i datëlindjes 1984, lindur dhe banues në Malin e Zi.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë maune rezultoi se në të dyja gomat rezervë kishte pako me lëndë narkotike.

Në vendin e ngjarjes ka mbritur grupi hetimor ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se:

Në secilën gomë kishte nga 16 pako të mbushura me lëndë narkotike , të mbështjella me letër natriban , me peshë të ndryshme gjithësej 32 pako , me peshë totale rreth 40 kilogramë.

Në cilësinë e Porvës materiale janë sekuestruar lënda narkotike , kamjoni , dhe gomat ku u gjetën pakot me lëndë narkotike.

Në përfundim të veprimet e para hetimore rezultoi se:

Shtetasit nga Mali i Zi , e kishin blerë lëndën narkotike në Lazarat tek shtetasi B.K, i cili dhe e kishte paketuar lëndën narkotike duke e futur në gomat rezerëve në një gomisteri në periferi të qytetit Gjirokastër .

Shtetasit Malazesë do ta transportonin lëndën narkotike për në Mal të Zi ku do ta shisnin në sasi të vogla në lokale nate .

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasëve:

• Semir Dedeic , i datëlindjes 1987 lindur dhe banues në Mal të Zi.

• Enes Bralic , i datëlindjes 1984, lindur dhe banues në Malin e Zi.

Gjithashtu nga ana jonë është bërë shpallja në kërkim policor e pronarit të lëndës narkotike shtetasit B.K, nga fshati Lazarat.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve te Renda Tirane për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Trafik të narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

KOMENTE