English

Aksidenti Gjirokastër-Kakavijë. Numri i të vdekurve shkon në 3

Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në fshatin Vanistër ku si pasojë e ktij aksidenti të trefishtë ka gjetur vdekjen mjeku Tahir Bitri dhe 70-vjeçarja Sose Nikolla nga Golemi ndërsa janë plagosur 8 persona të tjerë ku një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Por më vonë në spital ka nfërruar jetë dhe pasagjeri nga Korça Shpëtim Çela 26 vjeç si pasojë e plagëve tepër të rënda, duke rritur bilancin e viktimave.

Ndërsa 20-vjeçarja Anxhela Dedaj nga Golemi është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak pasi ndodhej në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë për ndihmë të specializuar.
Në aksident janë përfshirë një furgon me pasagjerë me targa GJ 253 A dhe dy automjete të tjera ku njëra është me targa TR 64 15 T ndërsa mjeti tjetër është me targa Gj 13 48 B.
Shkaqet nuk janë zbuluar akoma nga policia, por ata po vazhdojnë të bëjnë hetime.

KOMENTE