English

Policia e shtetit. Emrat e transformimeve të drejtorëve

Ashtu siç pritej dhe më parë në Policinë e Shtetit, ndryshimet kanë erdhur duke sjellë një lëvizje të shumë posteve të ndryshme.

1. Altin Qato, ka lënë postin e drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe shkon në sektorin e antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ndërsa në vend të tij është emëruar Aleks Hajdari, i cili drejtonte policinë e Durrësit.

2. Pëllumb Seferi largohet nga shef i INTERPOL Tirana, dhe shkon drejtor i Policisë së Kukësit i cili mbahej nga Samdi Ramçe i cili emërohet në Qendrën e Formimit Policor.

3. Ylli Metko largohet nga posti i drejtorit të Korçës për të shkuar këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm ndërsa vendin e tij e ka zënë Gjergji Jorgo, i cili më parë drejtonte forcat Operacionale Lëvizëse.

4. Halit Murati është larguar nga posti i drejtorit të policisë së qarkut të Gjirokastrës dhe është emëruar drejtor në policinë e qarkut të Elbasanit.

5. Ndërkohë, emërohet në postin e drejtorit të Policisë së Beratit Ylber Zyberi ndërsa në Gjirokastër emërohet Ajet Ibro, i cili mbante postin e drejtorit të policisë së Beratit.

6. Arjan Bozhaj, rikthehet drejtor i Policisë së Fierit. Po kështu edhe Hamdi Fjore, ka lënë postin e drejtorit të shkollës së formimit policor, ish akademia e policisë, për t`u rikthyer drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale.

7. Ndërsa Mërgim Hoxha, i cili humb postin e drejtorit të policisë së Fierit, shkon drejtor i Shkollës së Formimit Policor. Saimir Muçaj, ka lënë postin e kancelarit në Akademinë e Policisë dhe shkon në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik.

Ndërkohë mësohet se janë ndryshuar edhe dy nëndrejtorë në policinë e Tiranës ndërsa pritet të ketë ndryshime edhe në drejtuesit e policisë së kryeqytetit.

KOMENTE