English

AME pranon donacion me pajisje nga Rotary Klub Internacional

Agjencioni për Menaxhim Emergjent (AME)i Ministrisë së Punëve të Brendshme, pranoi një donacion me pajisje nga Rotary Klub Internacional Prishtina, në bashkëpunim me Rotray Klubet Internacionale nga Amerika dhe Anglia.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit morën pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Fadil Kodra, koordinatori i Projektit, Barry Kressinger, Marjan Dema, kryetar i Rotary klub Prishtina etj.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, tha se sot po bëjmë pranim-dorëzimin e një ndihme tjetër të konsiderueshme dhe tejet të dobishme për zjarrfikësit e Kosovës. Siç dihet viteve të fundit por edhe këtë vit, Kosova ka përjetuar një emergjencë nga zjarre të shumta, si në bjeshkë ashtu edhe në infrastruktura tjera.

“Ndihma nga Rotary Klub Internacional që po i dorëzohet Agjencionit për Menaxhim të Emergjencave do të ngrisë dukshëm efikasitetin dhe aftësitë e brigadave të zjarrfikëseve për t’u ballafaquar me një emergjencë që ka shkaktuar shumë dëme gjatë këtyre viteve dhe vazhdon të shkaktoj”, tha zëvendësministri Ibishi.

Ndërsa Marjan Dema, kryetar i Rotary Klub Internacional në Prishtinë, theksoi se kanë realizuar shumë projekte, ku janë identifikuar nevojat në komunitet dhe në mesin e atyre nevojave është pa e nevojshme që të ndihmohet në fushën e zjarrëfikjes, sepse ka pasur një eksperiencë jo shumë të mirë nga vitet e kaluara.

“Jemi vënë në kontakt me një Distrikt nga Anglia që të sjellin pajisje dhe deri tani kemi realizuar disa ndihma, kryesisht në sjelljen e disa kamionëve zjarrëfikës, shumë pajisje përcjellëse dhe ne presim që të kemi prapë dërgesa edhe në bashkëpunim me klube tjera”, tha Dema.

Pajisjet janë kryesisht për shërbimin zjarrfikës për Agjencinë për Menaxhim Emergjent në një vlerë të konsiderueshme dhe ky projekt në ndihmë AME-së do të vazhdojë.

KOMENTE