Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lirohen dy fëmijët italianë që mbaheshin peng dhe arrestohen dy shqiptarët
English

Lirohen dy fëmijët italianë që mbaheshin peng dhe arrestohen dy shqiptarët

Ditën e djeshme rreth orës 13:00 të paradites në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është paraqitur dhe ka dhënë kallzim shtetasja italiane me iniciale V. P., e cila ka kallzuar faktin se rreth 2 muaj më parë ka ardhur në Vlorë me pushime me dy fëmijët e saj, dy djem 10 dhe 7 vjec, tek një i njohur prej saj shtetasi:
Altin Festim Kacaj, vjec 37, banues në lagjen “10 Korriku” Vlorë.
Ky i fundit, nëpërmjet mashtrimit i ka mbajtur fëmijët në Vlorë me pretendimin për ti lënë me pushime dhe ajo të shkonte të vazhdonte punën e saj në Itali.

Duke i bësuar, kjo shtetase ka lënë 2 fëmijët e saj në Vlorë dhe është larguar për në Itali së bashku me shtetasin Altin Kacaj. Pasi kanë shkuar në Itali së bashku me vëllain e tij Besmir Kacaj, nën presionin e moskthimit të fëmijëve e kanë detyruar të prostituohej këtë shtetase në Itali, me qëllim për t’ju siguruar atyre shuma të konsiderueshme parash.
Gjithashtu në vazhdimësimësi për 2 muaj me radhë kjo shtetase është mbajtur nën presion dhe është kërcënuar nga 2 personat e mësipërm për të vijuar këtë aktivitet kriminal.


Menjëherë me marrjen e këtij kallzimi nga Sektori Kundër Krimve të Rënda, Kundër Krimit të Organizuar dhe me mbështetjen e Sektorit të Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë falë një pune të mirorganizuar dhe brenda një kohe shumë të shkurtër është bërë e mundur gjetja e fëmijëve dhe lirimi i tyre të palënduar si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Altin Festim Kacaj, vjec 37, në afërsi të vendit të quajtur Riviera, I cili mbante fëmijët Brenda një automjeti, dhe i bashkëpunëtorit të tij shtetasin:
Basmier Festim Kacaj, vjec 22, banues në Vlorë në afërsi të shkollës “Halim Xhelo.

Të gjitha veprimet e mësipërme janë kryer në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Departamentit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjitheshme të Policisë së Shtetit.

Autoritetet Italiane kanë falënderuar strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë për këtë operacion të shkëlqyer dhe të realizuar me sukses si në drejtimin e lirimit të fëmijëve por edhe të arreestimit të personave që mbanin peng.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” dhe Shtërngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”

KOMENTE