Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë. Policia arreston grupin e fallsifikatorëve të vulave dhe dokumenteve
English

Tiranë. Policia arreston grupin e fallsifikatorëve të vulave dhe dokumenteve

Në kuadër të një operacioni të sukseshëm policor i realizuar nga strukturat Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policinë e Kryeqytetit, i koduar Spatola, u arrit proçedimi penal i 4 - shtetasve, nga këto dy prej tyre të arrestuar :

• Bledar Shkoza, 31 vjec, banues në Tiranë
• Gentian Shkoza, 36 vjec, banues në Tiranë,
Ndërkohë që do të ndiqen penalisht :
• Nafidi Nunaj dhe Petrit Balla, përkatësisht 60 dhe 31 vjeç.

Të pesë personat, akuzohen për falsifikim të vulave stampave, e dokumenteve, shkelje e pronësisë intelektuale si dhe Fshehje të të ardhurave.
Krahas ndalimit të tyre, gjatë një kontrolli të ushtruar nga strukturat e policisë së Tiranës janë sekuestruar edhe 5 makineri përzierse si dhe makineri që shërbentë për prodhimin e kollës italiane e greke, të falsifikuara.
Po ashtu gjatë shtrirjes në kohë të këtij hetimi disa mujor, u sekuestruan edhe 5 ton kolle e fino të cilat ishin të gatshme për t’u tregëtuar, ku këto mallra ndërtimi nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës, tatimor duke ju shmangur kështu tërësisht detyrimit tatimor tvsh – së.
Deri më tani vlera e mallit të sekuestruar arrin në mbi 50 mijë euro.
Nga strukturat e krimit ekonomik Financiar në ditët në vijim do të vijojnë kontrollet në njësitë e tregtimit të këtyre mallra, mallra të cilat do të rezultojnë pa asnjë dokumentacion përkatës shoqërimi, ku ndaj përsonave përgjegjës do të fillojë ndjekja penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tiranë për hetime të mëtejshme.

KOMENTE