Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Muskujt pronësi e burrave, mendja do spostohet drejt grave
English

Berisha: Muskujt pronësi e burrave, mendja do spostohet drejt grave

Me nismën e kryeministrit e kryeministrit Berisha, u organizua sot Workshopi “Shqipëria 2022, Mundësitë dhe Sfidat për rritje ekonomike afatgjatë”, i cili shënon nisjen e një serie aktivitetesh bashkëbisedimi me grupet e interesit, akademikët dhe profesionistët mbi tema të zhvillimit afatgjatë dhe integrimit evropian të vendit.

Me synimin që nëpërmjet një dialogu të përbashkët të ndërtohet vizioni për 10 vjeçarin në vijim, Kryeministri ftoi përfaqësuesit e botës akademike, të profesionistëve të biznesit dhe të shoqërisë që të japin opinionet dhe sugjerimet e tyre mbi çështjet ekonomike, mundësitë realiste për zhvillim ekonomik, vështirësitë, rreziqet, si dhe politikat dhe instrumentet për të mundësuar një rritje ekonomike të lartë, përfshirëse dhe të qëndrueshme.

Takimi i zhvilluar në formën e një bashkëbisedimi u fokusua në temën e rritjes ekonomike, parë në këndvështrimin e lidhjes së saj me disa sektorë të rëndësishëm si infrastruktura, energjia e rinovueshme, investimet e huaja direkte, ICT, punësimi, etj. Të pranishmit dhanë mendimet e tyre, sipas fushave të caktuara, si dhe shkëmbyen idetë për të përmirësuar rrugët dhe format drejt një ekonomie në rritje dhe në zhvillim.

Në nisje të aktivitetit, kryeministri iu drejtua me një fjalë të pranishmëve, të cilët i vlerësoi për punën e shkëlqyer të bërë në katedrat dhe departamentet e shkollave të larta të vendit, për kërkimet shkencore të realizuara prej tyre, etj.

Duke vlerësuar rritjen ekonomike si gjeneratorin kryesor të punësimit, mirëqenies dhe zhvillimit të vendit, kryeministri u shpreh se mendimet dhe opinionet e pjesëmarrësve në këtë aktivitet kanë një vlerë të veçantë si në programin aktual të qeverisë, ashtu dhe në programin e ardhshëm të saj.

Kryeministri theksoi se është e rëndësishme që modeli i suksesshëm i ekonomisë shqiptare të përmirësohet dhe të konsolidohet më tej, në vitet që vijnë në mënyrë që rritja ekonomike të mbetet e vijueshme. Në këtë kontekst, Kryeministri renditi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria shqiptare, të cilat kanë qenë vendimtare në përcaktimin e suksesit të ekonomisë shqiptare dhe kërkoi që mendimi intelektual i profesionistëve të kësaj fushe të jetë gjithmonë një konsulencë e pranishme në nismat e qeverisë.

Më pas, kryeministri dëgjoi prezantimin e ideve dhe opinioneve prej të pranishmëve, si dhe iu përgjigj interesit të tyre lidhur me tematikën e Workshop.

Në përgjigje të interesimit të pjesëmarrësve rreth çështjeve të arsimit, tregut të punës, procesin e politikëbërjes dhe të transparencës fiskale, burimet natyrore dhe riciklimin e tyre, rritjet ekonomike në lidhje me mjedisin dhe rëndësia e elektronikës, internetit në zhvillimin ekonomik, Kryeministri Berisha midis të tjerash u shpreh:

"Çështje themelore për zhvillimit të një vendi është përpjekja e madhe për një pjesëmarrje sa më të barabartë gjinore. Me këdo që bisedon ekonomist, dijetar për ato vende në të cilat gratë nuk kanë kontribut tjetër përveç kontributit në punë shtëpiake absolutisht ajo përllogaritet si një faktor zhvillimi të pasigurt , të paqëndrueshme si një faktor që pengon zhvillimin. Sidomos sot, pas testeve që faktojnë se gratë tejkalojnë burrat në intelekt, ndaj duhet bërë gjithçka edhe më shumë për një pjesëmarrje të tyre në vendimmarrje, në tregun e punës. Pa kontributin e tyre, padiskutim që rritja ekonomike dhe zhvillimi do të jetë definitar.
Duke marrë parasysh testet se gratë tejkaluan burrat në intelekt unë jam i bindur se rritja që do të vijë nga muskujt, prapë do të mbetet pronësi e burrave dhe ajo e mendjes gradualisht do spostohet drejt grave.


KOMENTE