English

Hoteli i "vdekjes apo i kiametit"

Fotografi në krah, tregojnë një hotel 105-katësh, në formë piramide që ka qenë në ndërtim e sipër në Phenian për 25 vjet.

Koreja e Veriut ka filluar ndërtimin e hotelit Ryugyong në vitin 1987, por ndërtimi u ndërpre për 16 vjet pasi nuk kishte më fonde.

Edhe pse puna rifilloi në vitin 2008, hoteli është bërë, për shumë njerëz, një simbol i ambicieve të prishura të Koresë së Veriut.

Kompania që mori fotot thotë se hoteli do të hapet brenda 2 ose 3 vjetësh.

Pak njerëz janë lejuar brenda në hotelin famëkeq, i cili është quajtur me emra të ndryshëm si Hoteli i "vdekjes","Hotel i kiametit" ose "Hotel Phantom".

Kur filloi ndërtimi i hotelit Ryugyong kishte për qëllim t'i komunikonte botës përshtypje mbi zhvillimin e pasurisë së Koresë së Veriut.

KOMENTE