English

Premiera më e ndjekur në Uells, merr kritika nga shikuesit e saj (FOTO)

Premiera "The Valleys" ose Luginat, një ndër më të ndjekurat në Uells në edicionin e ri të tanishëm është përballur me kritika të shumë nga ndjekësit apo fansat e saj.

Skenat e reja të xhiruara ishin tepër të pështira dhe nuk përshkruanin fare atë tematikë që kjo premierë ishte bazuar.

Shikuesit e rregullt ishin shprehur përmes rrejteve sociale se sezoni i ri i "The Valleys" i kishte vënë ata në siklet, aq sa kanë vendosur të mos i ndjekin më.
Një tjetër shikuese shprehej:
" premiera quhet "The Valleys", por këto nuk ndodhin në Valleys, por ndodhin në Cardiff. Thjesht këta janë një tufë njerëzish të dehur që nuk dinë ç'bëjnë.

Shfaqja tregon 9 të rinj nga Valleys i Uellsit, të cilët janë të vendosur në një banesë luksoze të përbashkët në Cardiff duke bërë një jetë të përbashkët dhe që balancojnë punët e tyre të reja me një jetë të gjallë sociale.
Shihni fotot në krah

KOMENTE