Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asnjë tolerim për subjektet që shesin mishin jashtë kushteve higjeno-sanitare
English

Asnjë tolerim për subjektet që shesin mishin jashtë kushteve higjeno-sanitare

Ashtu si ishte lajmëruar dhe më parë që subjektet që tregëtojnë mishin në rrugë apo dhe indivëidë do të gjobiten nëse e aplikojnë këtë lloj shitje, duket se ka filluar të zbatohet komfort ligjit.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, INUK dhe Policia Bashkiake ka ndërmarrë sot një aksion në tregun e gjësë së gjallë në Kamzë për prishjen e thertoreve e dyqaneve të tregtimit të mishit.

Gjatë kontrollit janë konstatuar 5 subjekte të cilat tregëtonin mish pa kushte higjeno-sanitare, pa çertifikata të veterinierit dhe pa leje ndërtimi të cilat do të mbyllen.

Drejtori i Agjensisë për Mbrojtjen e Konsumatorit Geron Ibrahimi ka deklaruar se nuk do të ketë tolerim për të gjitha subjektet të cilat nuk përmbushin zhvillojnë aktivitetin e tyre jashtë standarteve.

“Do të vazhdojmë me inspektimet dhe nuk do të lejojmë shkelje të tilla. Do të zhvillojmë paralelisht edhe inspektime në rrugën "Jordan Misja", ndërsa nesër do të zhvillojmë kontrolle edhe në zonën e Saukut” shtoi Ibrahimi.

KOMENTE