Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një rrugë e Tiranës emërohet me emrin “Janos Hunyadi”
English

Një rrugë e Tiranës emërohet me emrin “Janos Hunyadi”

“Janos Hunyadi”,emri i heroit kombëtar të Hungarisë, do të jetë që sot, emri i një prej rrugëve të Tiranës. Në ceremoninë e sotme të organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, zv/Kryetari i Bashkisë së Budapestit Miklós Csomós, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve z. Aldo Bumçi, ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, historianë e qytetarë të Tiranës. Për Kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha, vendosja e emrit të heroit kombëtar të Hungarisë në Tiranë, e cila do te pasohet me vendosjen e shtatores së heroit tonë kombëtar, në një nga sheshet kryesore të Budapestit, është një moment për të festuar me krenari miqësinë e vjetër mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe sukseset e së ardhmes.

“Për dy qytetet tona, domethënia e këtij akti përkthehet në një marrëdhënie më të ngushtë, me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët tanë. Ne mund, duhet dhe do mësojmë nga përvojat e Budapestit, këtij qyteti të lashtë, të madh dhe të bukur të Evropës Qendrore, në sfida të përditshme që nga menaxhimi i trafikut, transporti publik, planifikimi urban e shërbime të tjera dhe po kështu presim që investitorët e Budapestit, të jenë më të pranishëm në Tiranë, në të gjithë sektorët e ekonomisë së qytetit tonë, për të siguruar një dinamikë më të madhe të marrëdhënieve ekonomike, që pa dyshim shndërrohet në vlera ekonomike dhe në punësim” - u shpreh Kreu i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha.

Përveç statujës së Skënderbeut në Budapest, do të emërtohet shumë shpejt në distriktin 12 të Budapestit, sheshi me emrin “Nënë Tereza”.

KOMENTE