Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grevistët vizitohen nga Rama dhe Majko
English

Grevistët vizitohen nga Rama dhe Majko

Greva e të burgosurve politikë ka ditë që ka filluar dhe vazhdon përsëri duke hyrë në ditën e 10-të sot.. Ata janë vizituar nga disa figura politike si ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, nga kreu i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë Ettore Sequi, dhe sot ata vizitohen nga kryetari i PS, Edi Rama bashkë me deputetin Pandeli Majko të cilët kanë qëndruar për rreth një orë me të ish për burgosurit politikë që janë ngujuar në grevë urie.
Një bisedë e zhvilluar në mbrëmjen e së djelës me ish të burgosurit politikë ku Rama e Majko kanë dëgjuar prej të ngujuarve në këtë grevë arsyet që i kanë çuar për të kërkuar të drejtat e tyre në këtë mënyrë.
Rama shkruan për një prej ish të burgosurve në këtë grevë urie “Shpëtim Karamuça 26 vjet burg, diagnostikuar me kancer, në varfëri të plotë!!!”.
Më tej Kryetari Rama vazhdon: “Ajo çka vret më keq se mos-dëmshpërblimi është shpërfillja tallëse e kësaj qeverie ndaj të burgosurve politikë, turpëruese për krejt shoqërinë.”

Rama e Majko u kanë konfirmuar ish të burgosurve politikë vullnetin e PS, që është i shprehur qartë për këtë kategori të shoqërisë në programin “Për një Rilindje Shqiptare”

KOMENTE